Nicola Surgeon, kryeministrja e Skocisë

Spitalet skoceze të tejmbushura, rritet kërkesa për shtretër, shkak COVID-19 dhe gripi sezonal, kryeministrja: Dimri më i vështirë që kemi kaluar ndonjëherë!

9 Janar 2023, 16:29| Përditesimi: 9 Janar 2023, 16:32

  • Share

Spitalet e Skocisë janë të tejmbushura për shkak të sëmundjeve të gripit sezonal, variantit të ri të Covid-19 si dhe përshkallëzimit të infeksioneve, gjithashtu edhe rasteve të streptokokut A. Vetëm javën e kaluar është bërë me dija nga kryeministrja e Skocisë, Nicola Surgeon se ka mungesë shtretërish në spitale pasi ka tekjkaluar kapacitetin dhe ka thënë se 95% e shtretërve janë zënë nga pacientë me probleme të ndryshme si pasojë e virozëve të dimrit.

Kërkesa për shtretër spitalor ishte rritur në nivele “të jashtëzakonshme” për shkak të gripit të dimrit, dhe infeksioneve të ndryshme gjithashtu edhe probleme me rrugët e frymëmarrjes.

Sturgeon ka thënë se qytetarët duhet të kenë më shumë kujdes kur drejtohen drejt qendrave spitalore dhe ta bëjnë këtë gjë vetëm kur është vërtet e nevojshme, duke anashkaluar çdo vizitë të kotë sipas saj, për të parandaluar përshpejtimet dhe rastet e sëmundjeve apo covid-19.

Stafi i linjës së ndihmës NHS 24 do të rritet, ndërsa bordet shëndetësore do të mbështeten në maksimizimin e kapacitetit duke hapur praktikat e mjekut të përgjithshëm të shtunave.

“Ky është dimri më i vështirë që kemi kaluar”, tha Sturgeon.

Ajo tha se pandemia i kishte shkaktuar një “shok të sistemit” dhe se kjo, së bashku me “nivele të jashtëzakonshme të sëmundjeve të tjera”, po krijonte presion të paparë.

Më shumë se 400 njerëz me Covid-19 u pranuan në spital javën e kaluar dhe 1,000 pacientë me grip dimëror për javën e dytë radhazi.

F.D/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?