Spiropali-opozitës: Pretendoni të na bëni gjyqin por edhe ju këtu, edhe ata që ulërijnë në majë të kalit do marrin përgjigje më 14 maj

16 Shkurt 2023, 13:36| Përditesimi: 16 Shkurt 2023, 14:36

  • Share

 

Ministrja Elisa Spiropali ka reaguar ashpër ndaj opozitës duke thënë se do e marrin përgjigjen në zgjedhjet e 14 majit.

“Nuk e kuptoj si vazhdon merret fjala për procedurë për të njëjtën çështje vazhdimisht dhe pa pushim. Ndoshta jemi në pikën e rendit të ditës ku hajduti të quan hajdut, ku vrasësi ngrihet e të quan kriminal, ku imorali ngrihet e gjykon moralin kolektiv, ku ai dhe ata që janë jashtë e s’kanë lënë gjë pa i bërë këtij vendi nga dosjet, blloqet, mielli, boja, zhvatja, ngrihen këtu e pretendojnë të na bëjnë gjyq. Populli ua ka bërë gjyqin atyre. Sa herë kanë dalë e kanë vënë fytyrën e tyre, e kanë marrë përgjigjen. Ata që janë këtu apo ata që ulërijnë në majë të kalit jashtë do e marrin përgjigjen më 14 maj se nuk e mundin dot. Kanë vetëm bilbila”, tha Spiropali.


Lajmi kryesor:

Kaos në seancë, ‘deja vu’ e opozitës me bllokim e bilbila! Rrëzohet kërkesa për shkarkimin e Nikollës, voton edhe Rama! Më 2 mars debati për McGonigal


A.M.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?