Ministrja Elisa Spiropali ka replikuar ndaj Sali Berishës duke i kujtuar gjithçka la pas kur humbi zgjedhjet e vitit 2013 dhe e pyet nëse do të japë përgjigje për to. Në Kuvend i renditi borxhet e energjisë dhe problemet me Bashkitë. Spiropali e cilësoi Berishën si ‘renegat’ në cdo luftë përfshirë atë të sulmit kibernetik duke i thënë se ka aleatët e tij që i japin informacione të rreme. Në përfundim i kujtoi sërish përplasjet brenda PD duke i thënë se flet me gjuhë përjashtimi duke iu referuar kështu grupit të Alibeajt.
“Meqë e ka vënë dorën në zemër për të varfrit, do pyues sa të varfër do dilnin nga varfëria ekstreme dhe sa shtëpi do ndërtoheshin nëse borxhet e energjisë në 2013 nuk do të ishin 1.2 milionë dollarë? Po nëse ju nuk e kishit shitur të gjithë sistemin tonë energjetik te Cez dhe ta falimentonit të gjithë sistemin? Po në rast se nuk do ishin futur dorëzanë e sekserë për të privatizuar sistemin tonë energjetik? Ky parlament ka ngritur Komision Hetimor pikërisht për dorëzaninë që keni bërë ju e njerëz rreth jush?
Do jepni përgjigje për këto apo do jesh si korbat që vijnë vërdallë për të gjetur vdekje, plagosje ose raste fatkeqe. Janë ndërtuar mijëra shtëpi, apartamente në zonat që i keni drejtuar ju. Nuk kishte një çerdhe publike në të gjithë Kamzën, për të mos folur për Bashkitë e tjera. Shkoni shikoni Kamzën, Laçin, Lezhën, Kavajën e Rrogozhinën që janë ngritur në këmbë. Ju nuk lini armik e luftë pa u bërë aleat se në çdo luftë ka aleat dhe renegat.
Ju kryesoni renegatën në çdo luftë, jo vetëm të tërmetit por këtë të fundit të sulmeve kibernetike. Dhe këtu pa asnjë kujdes, as për faktin që Shqipëria është në një luftë, një sulm hibrid i pa provokuar. Po ju që e kryesoni këtë, patjetër keni aleatët tuaj të lajmeve të rreme, ca injorantë, ca të paguar, t’ju shpëtojnë juve nga asgjësimi politik. Ky është halli juaj. Për fatin tuaj të keq s’mund të buzëqeshni se Shqipëria ka rezistuar e do rezistojë. Ne do vazhdojmë me aleatët, ju vijoni me renegatët.
As ju nuk jeni armiku ynë. Ne nuk kemi armiq, juve keni. Ju flisni me gjuhë dhune, me gjuhë përjashtimi, keni marrë peng foltoret, mikrofonët, partitë tuaja”, tha Spiropali.
Lajmi kryesor:
Përplasje në Kuvend për financimin rus në PD/ Spiropali: Ngritët Auditin për të gjetur rublat në xhepat e Bashës! Berisha: Dosjen e mbylli Rama (VIDEO)
//ReportTv.al