Elena Kadare, Elisa Spiropali dhe Ismail Kadare

Spiropali urim special për 85-vjetorin e Kadares: Vepra e tij ka përmasa mahnitëse, Prometeut që me dritën e tij në kohën më të errët nuk e la mendjen e shqiptarëve të mpihet

28 Janar 2021, 11:45| Përditesimi: 28 Janar 2021, 11:48

  • Share

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, përmes një postimi në rrjetin e saj social Facebook ka uruar me fjalë speciale shkrimtarin e shquar Ismail Kadare për 85-vjetorin.

Postimin Spiropali e ka shoqëruar edhe me një foto, në të cilën është ajo, Ismail dhe Helena Kasare.

“Vepra e Tij ka përmasa mahnitëse; disa kontinente në hapësirë, disa shekuj në kohë.”, shkruan ajo.

Ajo e krahason atë me Prometeun, i cili ka sjellë zjarrin dhe dritën në kohën më të errët dhe shtoi se nuk e la mendjen e shqiptareve të mpihet dhe shpresën për liri t’u fiket.

 


Lajmi kryesor:

Sot Ismail Kadare mbush 85 vjeç! Rama: Mirënjohës për monumentin që i ka ngritur gjuhës shqipe! Meta: Shprehësi më i jashtëzakonshëm i fuqisë së mendimit të kombit


J.GJ./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?