Elisa Spiropali dhe Alastair King-Smith

Spiropali takon ambasadorin britanik në Tiranë: Forcojmë rolin e Kuvendit

19 Dhjetor 2023, 15:21| Përditesimi: 19 Dhjetor 2023, 15:25

  • Share

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka takuar sot sot ambasadorin britanik në Tiranë, Alastair King-Smith.

Në një postim në rrjete sociale Spiropali bën me dije se shprehu angazhimin për të forcuar rolin e Kuvendit.

“Shpreha angazhimin tonë si qeveri dhe si shumicë për të forcuar rolin e Kuvendit si garanci për konsolidimin e shtetit të së drejtës dhe ushtrimin e sovranitetit të popullit”, u shpreh ministrja, duke informuar mbi këtë takim.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?