Spiropali dhe Bajram Begaj

Spiropali takohet me Begajn: Bashkëpunimi mes institucioneve thelbësor për integrimin e vendit

25 Prill, 14:23| Përditesimi: 25 Prill, 14:28

  • Share

Ministrja e Shtetit për Parlamentin Elisa Spiropali është takuar me presidentin e vendin Bajram Begajn.

Spiropali thotë se ‘bashkëpunimi mes Institucionit të Presidencës, Kuvendit dhe Këshillit të Ministrave, vendosur në kontekstin e balancës mes pushteteve si elementi më thelbësor që garanton avancimin e mëtejshëm të Shqipërisë në proceset transformuese dhe integruese, ishin disa nga piketat e takimit me Presidentin Begaj.’

‘Zhvillimet e standardeve të transparencës, llogaridhënies, debati konstruktiv, edukimi për pjesëmarrjen e qytetarëve në veprimtarinë qeveritare dhe parlamentare dhe trajtimi me profesionalizëm i çdo nisme me impakt të drejtpërdrejtë te qytetarët, është detyrë dhe garanci e shtuar për politika gjithmonë e më të mira.’- shkruan Spiropali.

 

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?