Spiropali: Opozita është në një ‘duel hunjsh’, në zgjedhjet e pjesshme shkojmë me kandidatët më të mirë

21 Janar 2022, 19:01| Përditesimi: 21 Janar 2022, 19:54

  • Share

Tashmë është përcaktuar data e zgjedhjeve të pjesshme vendore në 6 bashki, por Elisa Spiropali thotë se emrat e kandidatëve nuk janë diskutuar ende në Kryesinë e Partisë Socialiste. Ajo nuk përjashtoi që të gjashta kandidatet të jenë edhe gra.

“Mund ta thoni me plot gojën se mund të jenë edhe të 6 kandidatet gra. S’ka rëndësi gjinia, por cilësia e karakterit” – tha Spiropali.

Sa i përket Partisë Demokratike, Elisa Spiropali deklaroi se fatkeqësisht kjo forcë politike është në garë për partinë dhe jo për bashkitë.

“Fatkeqësisht PD është në garë se kush do të marrë partinë dhe jo kush do të fitojë bashkitë. Kush do të marrë kështjellën dhe kush do të mbajë çelësat” – tha ministrja.

Në ‘Kontrast’ për Report TV, Spiropali komentoi edhe deklaratat e Ilir Metës, sipas të cilit Lulzim Basha e ka shitur opozitën.

“Këta janë në një garë të ethshme me njëri tjetrin, se kush është më pranë Edi Ramës etj. Pra edhe në garën e tyre ne vihemi në mes pa asnjë arsye. Një garë e vogël kjo dhe pa qëllime kombëtare. Garën për bashkitë nuk e shohim si një referendum popullor, apo si një ndjenjë revanshi. Do të hyjmë me kandidatët më të mirë të mundshëm. Ndërsa opozita është në një garë hunjsh” – tha Elisa Spiropali.


Lajmi kryesor:

Spiropali në Report Tv: Autorët e '21 Janarit' janë ndëshkuar nga shqiptarët në çdo zgjedhje, tani radha e drejtësisë! Berisha-Basha po kallëzojnë njëri-tjetrin, të thirren për të dëshmuar


K.T.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?