Spiropali në Greqi: Bashkë në
luftën kundër krimeve doganore

23 Tetor 2014, 19:44| Përditesimi:

  • Share
TIRANE- Drejtorja e Përgjithshme e Doganave, Elisa Spiropali zhvilloi sot një takim me homologen greke, Eirini Yialouri. Takimi u zhvillua në Janinë, në Greqi dhe në fokus të takimit ishte diskutimi në nivel teknik mes dy stafeve për lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve dhe mallrave, thjeshtimin e procedurave, përmirësimin e infrastrukturës në të dy anët e kufirit, si dhe luftën e përbashkët kundër krimeve doganore dhe evazionit përmes shkëmbimit elektronik të informacionit

“Duke u kthyer nga Janina pas një takimi ditor me Drejtoren e re të Doganave të Greqisë Zj. Yialouri, ku u diskutua në nivel teknik mes dy stafeve për lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve dhe mallrave, thjeshtimin e procedurave, përmirësimin e infrastrukturës në të dy anët e kufirit, si dhe luftën e përbashkët kundër krimeve doganore dhe evazionit përmes shkëmbimit elektronik të informacionit”, shkruan Drejtore e Përgjithshme e Doganave në rrjetin social facebook. Në takim ishin prezent edhe drejtorët e Doganave kufitare në të dy anët e kufirit, konkretisht të Kakavijës, Kapshticës, Qafë-Botës, Tre Urat etj.

Marrë nga "ATSH'

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?