Spiropali i përgjigjet Berishës: O shpërdorues i fjalës, nuk e mposht dot Shqipërinë! Populli të flaku, e more përgjigjen që s'të lë të flesh

14 Korrik 2022, 20:07| Përditesimi: 14 Korrik 2022, 21:41

  • Share

 

Elisa Spiropali, Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin i është përgjigjur Sali Berishës duke e konsideruar shpërdorues të fjalës. Pas fjalqës së tij në Kuvend, Spiropali i tha se e mori përgjigjen nëse populli e do apo jo. Ndër të tjera i thekson se nuk do ta mposhtë Shqipërinë e nuk do të mundë të shkelë ligjet.

"O shpërdorues i fjalës, o beterr i komunikimit. Dije se me këtë që the, e bëre sot këtu në parlament, i ktheve përfundimisht pyetjes që të mundon dhe nuk të lë të flesh natën, të do apo jo populli. Populli që të flaku sic e meriton ta ka kthyer përgjigjen dhe sot me këtë që the e bërë i dhe edhe popullit përgjigjen përfundimtare se e ke merituar flakjen  e tij, të SHBA, të cdo deputeti që të kthen kurrizin dhe të këtij parlamenti që kur flet ti, sekëlldis mendjen, mbyll hundët, gati sa nuk mbyll sytë por do durojmë që ti tregojmë brezave të ardhshëm se si nuk duhet të jetë një burrë shteti.

Se si nuk duhet të flasë një politikan, se si nuk duhet të mendojë një njeri që përfaqëson popullin, si nuk mund ta përdhosësh shenjtërinë e vdekjes. Do durojmë, durimi me ty është i pafundëm për të provuar se atë që thoshte Pushkini që nuk ka iluzion më të ëmbël se të kujtosh kohët e shkuara dhe të pranosh të vërtetat e kohës. Nuk e pranon dot që e shkuara nuk kthehet më. Ky është problemi yt por nuk do të jetë i qytetarëve shqiptarë. Nuk mund ta mposhtësh Shqipërinë, nuk mund t'ia shkelësh ligjet", tha Spiropali.


Lajmi kryesor:

Kuvendi rrëzon dekretin e Metës për Butrintin! Seanca shoqërohet me debate! Berisha s’lëshon foltoren në Kuvend, garda e rrethon! Ofendon Spiropalin


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?