Ministrja e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali tha në fjalën e saj në Kuvend se Alibeaj dhe Basha që ngritën shqetësimin e reformës zgjedhore nuk e kanë bërë këtë gjë për 10 vite me rradhë kur kanë pasur funksione të larta në PD dhe u kujtuan tani.
'Mirë të shohësh deputetët në vendin e tyre. Kjo është detyra e deputetit. Të jap opsione, ne jemi konkurrent politik por nuk jemi armiq. Për çdo deputet dhe çdo forcë politike është e qartë se me rrugën radikale nuk shkon askund. Është mirë të ulesh dhe të gjesh fjalën dhe të biesh dakord qoftë edhe me atë që ke përballë. Nuk ishte mirë ti mundonim ambasadorët të vinin në seancë që të na shikonim si pajtohemi me njërit-tjetrin. Sa i takon atyre që ngrihen edhe me forcë deklarojnë që marrëveshja e 2008 është pjesë.
Dua tu kujtoj që kanë qenë ata që kanë ngritur flamurin e politikës së vjetër. Nuk i kam dëgjuar të kenë ngritur një shqetësim të vetëm për sistemin zgjedhor. Nuk mund të vish pas 10 vitesh dhe të kujtosh që duhet përmbysur sistemi. Ne e ngritëm atë komision për të gjetur dakordësinë dhe për të gjetur opsione që janë afër. Nuk jemi aty të presim ultimatume qesharake që na detyrojnë një opsion apo një tjetër. Është komisioni më jetëgjatë dhe më pa produkt për arsyet tuaja.
Sa i takon listat e hapura, vota e diasporës kemi kohë ti diskutojmë. Kemi qenë ne, i përfshim në programin tonë elektoral. Kemi qenë ne që ja kemi ofruar publikut dhe opsionet si mund të ndodh. Kemi mundësuar edhe një grup në komision të ligjeve. Ai është një vend i mirë ku mund ta bëjmë debatin. Sa i takon dhunës. Deputetët kanë dhunuar kolegët e tyre në komisione dhe nuk janë të përshtatshëm për të folur për dhunën. Nuk është e pranueshme në asnjë rast. Ajo dhunë në komisione uroj të mos përsëritet. Më vjen keq për deputeten që foli, është shembulli më ekstrem i dhunës.'
Lajmi kryesor:
Kuvend/ PS e Rithemelimi bashkojnë votat, ngrejnë komision hetimor për Shëndetësinë e TIMS! 12 orë seancë! Basha përjashtohet, akuzon për pazare me reformën zgjedhore
G.K//ReportTv.al