Spiropali i kthehet Berishës: Do ta dëgjosh fjalimin e presidentit Clinton nga ekrani! Taktika jote, sulmo që të mbrohesh

3 Korrik 2023, 15:31| Përditesimi: 3 Korrik 2023, 17:58

  • Share

 

Ministrja Elisa Spiropali në fjalën e saj në Kuvend i është kundërpërgjigjur Sali Berishës në lidhje me fjalën e tij për drejtësinë në Kuvend. Spiropali tha se sot ai do të dëgjojë nga shtëpia fjalimin e presidentit Clinton për shkak se është shpallur non grata për korrupsion madhor nga SHBA. Po ashtu ministrja shtoi se Sali Berisha e di shumë mirë për të zezat që ka bërë në këtë vend e që ka punuar për të pasuruar familjen e tij.

‘Për herë të parë jam dakord me ty Sali, për herë të parë në këtë sallë ka njerëz më të rrezikshëm se sa te 313, njëri prej tyre sapo foli. Shumë kanë qenë pre e shantazheve të tua, tani je shndërruar në preh,. Nuk të zë gjumi se ti e di më mirë se kushdo tjetër se çfarë ke bërë. S’ke faj që nxin sot. Do të dëgjosh nga ekrani fjalimin e Presidenti Klinton. Nuk ka nevojë të të them unë marrëdhënien që ti ke me shtetin e atij që flet sot. Këto nuk janë as delirime dhe as fantazi në Kuvend, por prova më e madhe e asaj që ti. Taktika jote është e qartë, sulmo që të mbrohesh. Nuk ke lënë gjë pa thënë për Prokurorinë e Posaçme. Siç thuhet në fermanin e SHBA për ty krimet e tua mbeten të pazbardhura. Gërdeci, është i vërtetuar lobimi i djalit tënd. Shpërthimi prodhoi viktima dhe të plagosur. Tjetërsimi i ish klubit partizani është një tjetër nga aferat më flagrante dhe të paskrupullta të familjes B. Përfituesi ishte dhëndri Jamarbër Malltezi. Ku është kjo dosje? Le at gjejnë dhe ta zbardhin ata që kanë përgjegjësinë. Dosja CEZ-DIA, 400 milionë euro dëm u provuan dhe sekserët shkuan andej nga nuk dihet. Se kush janë ata dhe nga shkuan le ta gjejnë ata që e kanë për detyrë. Vrasje dhe grabitje. Edhe grabitje edhe vrasje. Siç thuhet në atë raportin amerikan ke mbrojtur aleatët përveç familjes. Disa prej tyre nuk po hetohen as në paratë ofshore. Ata aleatët e tu nuk dihen se ku i kanë paratë dhe nuk hetohen. Ata që sot janë fronti anti Amerikë, ata që do ta shohin nga ekranin vizitën e Presidentit Klinton.  Të gjithë janë të ftuar në vizitën e Presidenti Klinton. Kjo vizitë është nder për kombin shqiptar.’- u shpreh Spiropali.


Lajmi kryesor:

Berisha përplaset me mazhorancën në Kuvend: Drejtësia i shërben qeverisë së korruptuar! Spiropali: Sali ke frikë, të rëndojnë vrasje e grabitje


M.Q.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?