Spiro Katundi, këngëtari i njohur i festivaleve që u bë prift! Ndoqi gjurmët e të atit, artin e vazhdoi si krijues

21 Shkurt, 16:16| Përditesimi: 21 Shkurt, 16:22

  • Share

5 herë në festivalet e interpretuesve dhe 2 në të dhjetorit, këngët e tij, dëgjohen ende në skena. I rritur mes teatrit e muzikës, arti ishte bërë pjesë e pandarë e jetës së At Spiro Katundit dhe do të mbetej po kështu, edhe kur ai të vendoste të vishte rason e priftit ortodoks në fillim vitet ’90. Do të ndiqte në këtë formë gjurmët e të atit, i cili shërbeu si klerik kur feja ishte e ndaluar.

Është një histori e rrallë ajo e Ikonomit të Mitropolisë së Korçës, që Qendra për Hapje dhe Dialog e propozon në Bibliotekën “Thimi Mitko” të qytetit si “Personazh në fokus”.

Të pranishëm në këtë takim janë edhe miqtë e tij, që rrëfejnë për humanizmin e tij si klerik i kishës ortodokse dhe njëherazi karrierën letraro-artistike. Kompozitor, tekst shkrues, dramaturg, At Spiro Katundi, artin vijoi ta ushqejë me krijimtarinë  e tij në shumë dimensione.

Gjatë takimit, ku ishin edhe përfaqësues nga Mitropolia e Shenjtë e Korçës, u cek edhe roli i rëndësishëm i At Spiro Katundit, sa  i përket tolerancës fetare.

B.V//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?