Spinaq në furrë me gjizë dhe vezë nga zonja Albana

15 Shkurt 2023, 12:52| Përditesimi: 15 Shkurt 2023, 12:53

  • Share

Spinaq në furrë me gjizë dhe vezë

Përbërësit:

  • 1 kg spinaq
  • 3 qepë të njoma
  • 1 tufë koper
  • 250 gr gjizë
  • 3 kokrra vezë
  • Vaj ulliri
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Pastrojmë dhe presim qepët e njoma dhe i kaurdisim me vaj ulliri, shtojmë spinaqin gradualisht dhe sapo të ulet volumi rregullojmë shijen. Rrahim vezët  dhe i shtojmë sipër spinaqit së bashku me gjizën ose djathë të grirë. Mund ta përfundojmë gatimin në tigan ose e vendosim në furrë për pak minuta.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?