Kombëtarja shqiptare

Spikatën në ndeshjet miqësore, Edy Reja fton tre lojtarët e Superligës për duelin kundër Italisë

11 Nëntor 2022, 15:34| Përditesimi: 12 Nëntor 2022, 21:36

  • Share

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan dy miqësore të tjera në muajin nëntor. Në datën 16 kuqezinjtë presin në "Air Albania" Italinë, teksa në 19 nëntor sërish në Tiranë luhet përballja me Armeninë. Trajneri Edy Reja pritet që nesër të bëjë me dije edhe listën e futbollistëve të ftuar për këtë duel.

Në grumbullim pritet të jenë edhe tre futbollistë nga Superliga, me trajnerin italian që mban premtimin. 77 vjeçari pati mundësi që në dy takime të ndiqte lojtarët e Superligës, pikërisht në miqësoren barazuar 1-1 me Arabinë Saudite dhe në humbjen me Katarin 1-0.

Bitri me Hadroj nga Partizani dhe Gurishta i Vllaznisë pritet të jenë emrat e Superligës që do jenë pjesë e listës, teksa nuk përjashtohen edhe elementë të tjerë të talentuar. Pas miqësores me Katarin Reja u shpreh se kishte pikasur elementë që do ishin sërish pjesë e listës. "4-5 lojtarë do i mbaj në konsideratë, do jenë pjesë e ekipit edhe në grumbullimet e tjera", u shpreh Reja dy ditë më parë.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?