Spektakli i muzikës elektronike mbledh të rinjtë nga e gjithë bota në Shëngjin! Festivali UNUM, bashkon aventurierët në edicionin e tij të 4-ët

4 Qershor 2023, 15:24| Përditesimi: 4 Qershor 2023, 22:26

  • Share

Ediconi i 4 i Festivalit Ndërkombëtar të Muzikes Elektronike UNUM ka mbledhur në Shëngjin mijëra të rinj shqiptarë e të huaj i janë bashkuar këtij eventi unik. Eventi do të vijojë deri në datën 6 qershor.

Rana e hedhur në Shëngjin pret edhe këtë vit ediconin e 4 i Festivalit Ndërkombetar të Muzikes Elektronike UNUM.

 “Vallëzoni me valët dhe lëvizni me detin” shkruhet në faqen zyrtare të festivalit, ndërsa ftesa bëhet për gjashtë ditë e gjashtë netë që do të zgjasë ky organizim unik.

Mijëra të rinj shqiptarë dhe të huaj janë bërë pjesë e kësaj atmosfere festive elektrizuese, ku mbi 70 artistë me famë botërore, luajnë muzikë përgjatë 24 orëve në tre skena të vendosura në zonën e Ranës së Hedhun.

Ky event po i përmbush në maksimum pritshmeritë e të pranishmeve, të cilët shprehen të mahnitur me bukuritë natyrore të Shëngjinit.

Art, muzikë, aktivitete sportive, promovim dhe kujdes për mjedisin. Kjo është motoja e edicionit të katër të Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës Elektronike që po mbahen në Shëngjin, që do të vijojë deri me 6 qershor. Ky festival i ka dhënë gjallëri këtij bregdeti duke tërhequr vëmendjen e turistëve vendas dhe të huaj, ndërsa për mbarëvajtjen e këtij eventi janë angazhuar forca të shumta policie.

 

Ora 22:20
Rama ndan fotot nga festivali i 'UNUM' në Shëngjin: Marrin pjesë 95 artistë ndërkombëtarë dhe mbi 20 mijë të rinj nga e gjithë bota

Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa prej fotove nga festivali ‘UNUM’ i muzikës elektronike që po mbahet në Shëngjin ku marrin pjesë 95 artistë ndërkombëtarë dhe mbi 20 mijë të rinj nga e gjithë Europa.

“Shëngjin! Atmosfera e Festivalit UNUM me pjesëmarrjen e 95 artistëve ndërkombëtarë dhe mbi 20.000 të rinjve nga e gjithë Europa”- shkruan Rama bashkangjitur fotove të postuara.

 

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?