Spektakli i fishekzjarreve/ Qindra zogj ngordhin në qendër të Romës, 'pushtojnë' rrugët e qytetit

1 Janar 2021, 19:53| Përditesimi: 1 Janar 2021, 19:59

  • Share

ITALI- Spektakli i fishekzjarrëve ka sjellë pasojë në Romë. Qindra zogj kanë ngordhur pas fishekzjarrëve që u hodhën natën e Vitit të Ri. 

Pamjet janë të frikshme. Organizata Ndërkombëtare e Mbrojtjes së Kafshëve prej vitesh vë theksin që duhet të ndalohet hedhja e fishekzjarreve në mënyrë të pakontrolluar, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Sipas tyre, zogjtë të kenë ngordhur nga frika.

Mund të fluturojnë dhe të godasin njëri-tjetrin ose të godasin dritare ose linja elektrike dhe gjithashtu mund të ngordhin nga ndonjë sulm në zemër.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?