Sport

Spektakël me 61 mijë tifozë, Portugalia e nis me 'tris' kundër Hungarisë! Ronaldo shkruan historinë në Europian

15 Qershor 2021, 20:03| Përditesimi: 15 Qershor 2021, 21:34

  • Share

Portugalia ka futuar me rezultatin 0-3 ndeshjen e parë të Europianit kundër Hungarisë. Në këtë sfidë kur të tre golat u shënuan në pjesën e dytë vleë për t’u theksuar se në stadium ishin 61 mijë tifozë, të cilët nuk mbanin as maska. Hera e parë që ndodh diçka e tillë që prej marsit të 2020 kur u shpall edhe pandemia e koronavirusit.

Përsa i përket sfidës ajo u zhbllokua vetëm në minutën e 84 nga Guerrero, i cili zhbllokoi falë edhe një devijimi.Goli solli çlirimin e kampionëve në fuqi, që falë Ronaldo tre minuta më pas dyfishuan me penallti.

CR7 nuk do ndalej me kaq, pasi në minutat shtesë realizoi golin e dytë personal dhe të tretin për Portugalinë. ‘Dopieta’ e tij e bëri portugezin edhe golashënuesin më të mirë në histori në Europian, pasi kaloi Mishel Platinin. Ronaldo është në kuotën e 11 golave, ndërsa Platini ka 9. Për më tepër Ronaldo me këtë 90 minutësh hyri në histori edhe si futbollisti i vetëm që merr pjesë në 5 Europianë.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?