Shëndeti

Specialistja e ISHP-së për Report Tv: Edhe doza e tretë e vaksinës COVID hidhet në e-Albania! 41% e popullatës me 2 vaksina

11 Nëntor 2021, 17:37| Përditesimi: 11 Nëntor 2021, 17:41

  • Share

Doza e tretë e vaksinës anti-COVID hidhet në sistemin e-Albania ashtu siç veprohet edhe me dy dozat e para. Specialistja e Institutit të Shëndetit Publik, Iria Preza tregon se për këtë fazë janë vaksinuar mbi 18 mijë qytetarë.

"Aktualisht janë kryer rreth 18 mijë doza të treta në të gjithë vendin dhe procesi po vazhdon. Mund të themi që edhe kjo dozë e tretë hidhet në sistem njëlloj si dy dozat e tjera që janë kryer. Mbulesa vaksinale me skemë të plotë me dy doza ka arritur rreth 41% ndërkohë që personat që kanë kryer dozën e parë janë rreth 47%", u shpreh Preza.

Për të pasur një dimër të qetë, ekspertët rekomandojnë që qytetarët të vaksinohen si për gripin ashtu dhe për COVID-in.

"Janë dy sëmundje infektive të ndryshme dhe është mirë që duke u vaksinuar me të dyja forcojmë imunitetin në mënyrë që të kemi një dimër sa më të qetë. Gjithmonë vaksinohemi për të parandaluar ose për të mos u sëmurur në format që kërkojnë hospitalizim kështu që është e rëndësishme që të parandalojmë me anë të vaksinimit", tha Preza.

Prej datës 1 nëntor fasha e vaksinimit është ulur në +16-vjeç  si dhe për mbi 12-vjeçarët me sëmundje të imunitetit. Po ndonëse ka kaluar më tepër se një javë ende nuk ka shifra zyrtare për numrin e fëmijëve dhe adoleshentëve të vaksinuar, për të cilët duhet një miratim nga prindi.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Meri: 11/11/2021 21:37

    Moj zonje, rrefullojeni cike ate formatin dhe shtoni dukshem emertimin e vaksines: Pfizer, Moderna apo AstraZeneca. Se na gjeti belaja neper aeroporte.

    Përgjigju
  • Sula: 11/11/2021 21:35

    ku i gjeni keto statistika? Pjesa me e madhe jane pleqe se te tjeret vetem sa kane marre certefikate por vaksina skan bere. Vetem une njoh mbi 10 veta te tille

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?