Specialisti Ylli Merja në Report Tv: Shikoni ngjyrën e gjuhës tuaj dhe kuptoni se nga çfarë problemesh shëndetësore vuani

5 Dhjetor 2022, 12:59| Përditesimi: 5 Dhjetor 2022, 13:04

  • Share

Gjuha në trupin tonë është sinjalizuese e një sërë sëmundjesh që mund të fshihen në trupin tonë. Në rubrikën “ Bima dhe shëndeti’’ në emisonin Rreze Dielli, mjeku popullor u ndal tek funksionet e gjuhës. Ja cilat janë disa prej tyre:

“Manipulon ushqimin dhe e selekton atë (veçon kocka, hala, guacka, etj), gëlltit ushqimin e bluar, kontrollon shijen e ushqimit, temperaturën, veçon ushqimet e prishura, artikulon tingujt dhe fjalët, ruan në kujtesë dhe zbërthen shijet”

 Mungesa e hekurit, stresi dhe ilaçet e shumta mund te sjellin disa sëmundje në gjuhë sipas Ylli Merjes. Disa prej tyre sipas tij janë: stomatitis i gjuhës, gjuha e lënduar, era e keqe e gojës, gjurmë gjaku në gjuhë, kanceri, deformim etj.

 Mirëmbajtja e gojës dhe gjuhës mund të bëhet përmes disa bimëve dhe çajrave bimorë. Mjeku popullor Ylli Merja dha këto sugjerime:

-Higjiena e shëndoshë ndihmohet me sherebelë, bishtamith, rigon, pelinë të ëmbël, basani

- Trajtimet për mykun bëhen me propolis, rigon, sherebelë

  -Plagët dhe afta kurohen me çaj myku, propolis me rigon , mjaltë me sodë

 - Për erën e keqe mund të përdorni shega e egër, hudhra, finoku, sherebela, propolis

- Për djegien si spec ndihmon  karota, çaj për aneminë, bar blete

- Për sëmundjet e tjera  ndihmohet me çaj 10 lulësh

Gjithashtu ai dha disa këshilla se si të kuptoni nëse vuani nga humbja e shijes dhe cilat janë disa nga sëmundjet që mund të shkaktojë:

"Njeriu nuk dallon gjellën e prishur, helmohet, nuk kontrollon shkallën e ngopjes, nuk kontrollon sasinë e kripës në gjellë apo sasinë e sheqerit që ha" tha ai. 

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?