Specialisti Ylli Merja në Report Tv: Ja recetat më efikase me qepë dhe hudhër, largojnë virozat, kollën dhe dhimbjen e kokës

17 Tetor 2022, 12:49| Përditesimi: 17 Tetor 2022, 13:01

  • Share

Me uljen e temperaturave fillojnë edhe virozat e stinës si edhe gripi, të cilat nuk kursejnë as fëmijët. Në rubrikën “ Bima dhe Shëndeti” në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv, mjeku popullor Ylli Merja këshilloi përdorimin e qetësuesve natyralë, që ju largojnë menjëherë kollën dhe ngjirjen e zërit, si dhe largimin e ujit nga organizmi, përmes një recete të thjeshtë që mund ta realizoni vetë në kushtet e shtëpisë.

Ja çfarë përmban receta:

-         qepë të kuqe, hudhër, xhinxher, mjaltë

-         Grini 2 qepë të kuqe, 30-40 thelpinj hudhre, një copë xhinxher me madhësinë e një kokrre qepe

-         Hidhni  4-5 lugë gjelle mjaltë

-         Përziejini mirë

-         Hidheni në një shishe të errët ose vazo dhe mbështilleni me një varak alumini

-         Konsumohet 3 x 1 lugë supe në ditë para buke për të rriturit

-         Për famijët 0-4 vjeç 3 herë nga 1 lugë kafe

-         Për fëmijët 5-12 vjeç 3 herë nga 1 lugë çaji

Ndër të tjera, ai sygjeroi edhe një recetë tepër të vlefshme për të forcuar flokët dhe në të njëjtën kohë të shpëtoni nga dhimbja e kokës.

Përzierja me qepë, hudhër, limon për forcim floku dhe shkëlqim  si dhe për qetësimin e dhimbjeve të forta të kokës:

-         Grijmë një qepë të kuqe, 5-8 thelpinj hudhre dhe një kokërr limon

-         Masa e përgatitur vendoset në kokë

-         Mbështjellim flokët dhe maskën me një shami

-         Lëreni 1.5 - 2 orë

-         Hiqeni, shpëlajeni kokën dhe thani flokët

-         Pasi thahen flokët mund të vendoset maska e flokut

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?