SPECIALE/ ‘Rrugës’, ekspozita që takoi artin e dy miqve artistë! Nga ‘Betimi i Hipokratit” tek kontrasti bardh e zi, Koko e Shijaku sjellin 32 punime në skulpturë dhe grafikë

31 Mars 2023, 21:39| Përditesimi: 31 Mars 2023, 22:39

  • Share

Nisën të ecnin në të njëjtën rrugë shumë vite më parë. Ishin të rinj që ëndërronin të bëheshin artistë. Ata përfunduan studimet në Akademinë e Arteve. Njëri u bë skulptor dhe tjetri piktor. Sot janë kolegë në punë dhe miq në jetë.  Rrugëtimin e përbashkët e vazhdojnë ende, jo vetëm si kolegë të plotësuar por edhe dy miq të vjetër.

“Rrugës” e kanë emërtuar edhe ekspozitën e tyre Emanuel Koko dhe Betrand Shijaku. Një cikël i përmbledhjes së një pune të përbashkët shprehur në 32 punime artistike në grafikë dhe skulpturë. Të dy pedagogë të mësimdhënies në Liceun Artistik, Emanuel Koko dhe Betrand Shijaku përmes ekspozitës sjellin në linearitet artistik krijues kompozime abstrakte instalacionesh e veprash ku ruhet fryma e kontrastit bardh e zi.

Gdhendja dhe dhënie e formave në dru, metal, hekur dhe mermer e deri tek teknika e përdorimit të gjilpërës së thatë mbi bakër dhe estilografisë (shtypit në dru) shprehin e na prezantojnë kompozime të ndryshme të artit pamor si: “Betimi i Hipokratit” tek skicat e bashkudhëtarit të njeriut për të arritur tek trajtimi i ciklit të peizazheve të bukur të fshatrave të Jugut të Shqipërisë të bregut të Qeparosë dhe Dhërmiut.

Kolegë në punë dhe miq në jetë, dy artistët Emanuel Koko dhe Bertrand Shijaku duket se nuk kanë ndërmend të ndalen këtu, përkundrazi heroi i tyre i përbashkët në udhën e rrugëtimit krijues do të vijojë të mbetet gjithmonë Arti dhe E Bukura.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?