SPECIALE/ Llixhat e Shqipërisë dhe turizmi shëndetësor, gjithnjë e më shumë i rëndësishëm! Natyrë, histori, aventurë e traditë; gjithçka duhet të dini

Të gjitha këto janë potenciale që tërheqin pushues vendas e të huaj. Por nuk mbyllet me kaq korniza e turizmit në Shqipëri. Ekziston edhe një mundësi e artë për t’u shfrytëzuar, burimet e ujërave termale, për zhvillimin e turizmit kurativ.

Krejtësisht natyrale dhe të pasura me veti të panumërta shëruese për çdo sëmundje ato gjenden në disa zona të Shqipërisë, nga veriu në jug. Llixhat e Peshkopisë; Banjat e Hapura të Benjës së Përmetit; Ujërat Termale të Leskovikut; Burimet; Termale të Bilajt në rrugën nacionale Vorë - Fushë Krujë; Llixhat e Elbasanit, nga periudha romake në ditët e sotme.

Për të gjitha sëmundjet që kurohen në ujëra termalë, çdo vit duhet të kryhen 12 deri në 15 seanca. Kohëzgjatja e banjës duhet të fillojë gradualisht me 5 deri në 10 minuta, duke u rritur në ditën e katërt apo të pestë në 15 apo 20 minuta.

Mosha e lejuar është mbi 14 vjeç, ndaj dhe mjeku u bën thirrje prindërve të mos neglizhojnë këtë fakt pasi ka pasur jo pak raste që në ujëra termale hyjnë edhe nën këtë moshë.

Sezoni i llixhave ka nisur, çmimi është 14 euro dita ku përfshihet, hyrja në vaskë, mjeku, fjetja dhe tre vakte ushqim. Ndërsa pronarët e hoteleve kurativ bashkohen në një problem të përbashkët: mungesën e punëtorëve pavarësisht rrogave të rritura. Reportazhi shërben si një guidë informuese jo vetëm për vendndodhjet dhe historinë e secilës prej pikave të pasura me ujëra termalë, por edhe për sëmundjet që duhen dhe nuk duhen kuruar në llixha.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?