SPECIALE/ Historia e dashurisë në muzeun hebre në Berat, gruaja mban në jetë amanetin e bashkëshortit: Ky thesar u ngrit pas 20 vitesh studime

14 Janar 2023, 09:26| Përditesimi: 14 Janar 2023, 09:34

  • Share

Copëza jete të mbledhura me mund, formojnë historinë jo vetëm të një kombi, por edhe të një njeriu… Ai quhet Simon Vrusho.

Mësuesi nga Berati që i la amanet bashkëshortes një muze, të vetmin muze hebre në Shqipëri. E ngritën pas 20 viteve studimore të studiuesit Vrusho dhe me pensionin e tyre modest. Fatkeqësisht Simoni ndrroi jetë 50 ditë pasi muzeu çeli dyert për herë të parë.

Angjelina s’po mundej t’ia dilte vetëm me pensionin e saj. Derisa një tjetër beratas me zemër i shtriu dorën e bashkëpunimit, sipërmarrësi shqiptar në Francë Gazmend Toska. Falë tij në muzeun Solomon bëhen të njohura jo thjesht dhimbjet e hebrenjve por edhe sakrificat e beratasve që i shpëtuan jetën duke u bërë të gjithë bashkë, myslimanë e të krishterë.

Këto janë vetëm disa nga historitë e dashurisë së njeriut për njeriun që Angjelina i tregon e nxitur gjithashtu prej dashurisë për bashkëshortin.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • gjergji: 14/01/2023 10:35

    Dy grate hebreje Xhulika Kantozi(Adizhes) e Rashela Kantozi(bivas) te internuara nga GJERMANET SE bashku me familjet e tyre(familja e madhe Adizhes perbahej mbi 100 vete) nga Prishtina e Mitrovica u martuan me djemt e familjes teper te njohur hebreje ne Vlore e pastaj Fier te Biro Kantozit nje familje qe sakrifikojjo pak per luften e Vlores ishin nder te pakta apo ma mire te themi te vetmet vajza qe u martuan e qendruan ne Shqiperi deri ne imigrimin e tyre ne Israel ne mars 1991.Ato ishin te martuara respektivisht me Moise. Kantozin(nenpunes i larte i thesarit te shtetit,vdiq 1974)e Mimiko Kantozin nenpunes i larte ne albturizmin shqiptar,vdiq 1995 ne Israel).Sot jeton vetem Rashela e eshte dishmitare e gjalle e mikpritjes shqiptare qofte beratase e shkodrane e qe ne shume fotografi qe ajo ka deshmohet ma se miri.Ne vecanti kujton mundesit qe ju krijuan per te mesuar gjuhen shqipe komunitetit hebre te internuar ne Berat nga Prishtina e Mitrovica.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?