Speciale/ Hapet Bunk’Art, atraksion
turistik për shqiptarët e të huajt

26 Prill 2016, 20:53| Përditesimi:

  • Share
Rreth një vit më parë, shumë pak shqiptarë kishin dëgjuar për një bunker anti atomik, një bunker i cili ishte ndërtuar vetëm pak kilometra larg nga qendra e Tiranës dhe që do strehoheshin drejtuesit e regjimit komunist, në rast të ndonjë sulmi të mundshem.

Sot çdokush mund të vizitojë këtë bunker, i cili është kthyer në atraksion turistik, madje sot mund të vizitoni edhe dhomën e Enver Hoxhës dhe të Mehmet Shehut. Për këtë arsyje, bunkeri i cili mori emrin “Bunk’art” nga muaji prill është i hapur në mënyrë të përhershme.

veliaj
(Vizita në Bunk'Art nga kryebashkiaku Veliaj me ministren Milva Ekonomi)
bunkart
(Ambasadorja spanjolle Silvia Cortes me një grup fëmijësh shqiptarë gjatë vizitës në Bunk
(Ambasadorja spanjolle Silvia Cortes me një grup fëmijësh shqiptarë gjatë vizitës në Bunk'Art)

Bunkarti është marrë ne qëra nga Qendra Ura, e cila është ideatorja e projektit dhe ka realizuar ekspoziten video-muzeale në nëntor-dhjetor 2014.

Carlo Bollino është kurator i Bunkartit, i cili në këtë sezon të ri vjen me me shumë ambjente dhe tematika të reja për publikun . 

bunkart
bunkart
(Një grup turistësh gjermanë vizitojnë Bunk'Art) Foto të tjera


Pas rreth 50 operatorëve turistik italianë, ishte radhe e operatorëve turistik nga Shqipëria, për të parë nga afër mundësitë që ka kjo vepër për turizëm. Pjesë e këtij takimi kanë qënë edhe Kryebashkiaku Erion Veliaj dhe Ministrja e Ekonomisë Milva Ekonomi, të cilët kanë vizituar Bunkartin.

Kur hyn në këto ambjente, kupton regjimin e ashpër në vitet e komunizimit, i cili ka menduar të mbrojë veten e tij nga çdo sulm i mundshëm.

enver hoxha
(Një grup turistësh italianë vizitojnë Bunk'Art)  Foto të tjera
bunkart
(Fëmijë shqiptarë të qendrës "Bethany" gjatë vizitës në Bunk'Art)

Kjo është dhoma e Enver Hoxhës, Komandanti suprem i forcave te armatosura në epokën e ndërtimit të bunkerit (1972-1978). Kjo zyrë ishte më e madhe dhe më luksoze nga të gjitha dhe shërbente për të dhe bashkëshorten e tij. Zyra është e përbërë nga një paradhomë në të cilën qëndronte sekretari personal, një zyrë pune, një dhomë gjumi dhe një banjo. Mobilimi është esencial edhe pse nuk është i një luksi të veçantë, mbetet më eleganti se të gjithë mjediset e tjera.

Por, Enver Hoxha nuk ka fjetur asnjëherë në këtë dhomë, edhe pse mori pjesë në dy stërvitje ushtarake pas inaugurimit zyrtar që u bë me 24 qershor 1978.

bunkart
(Fëmijë shqiptarë të qendrës "Bethany" gjatë vizitës në Bunk'Art)
bunkart

Kryebashkiaku Erion Veliaj u shpreh se hapja e Bunkartit është jehona më e madhe që mund të ketë marrë Shqipëria, ndërsa Milva ekonomik thekson se Bunkarti është mundësia më e mirë për të patur turistë në Shqipëri gjatë gjithë vitit.

Pavarisht se ishte i vogël në moshë përgjatë periudhës së kominizmit, Kryebashkiaku Erion Veliaj thotë për Report TV se mban mend shumë nga ajo periudhë. Madje ai e quan këtë regjimi, një lloj histerizmi.

Bunkeri u inagurua në 1978 nga Enver Hoxha. Bunkarti është një pallat me 5 kate, me 106 dhoma dhe një sallë Kuvendi, tashmë e shëndërruar në qendër historiko-kulturore.

Duke filluar nga ky muaj Bunakrti është hapur në formë të përhershme, duke u kthyer në një pikë turistike unikale  në rajon, për të treguar jetën e shqiptarëve gjatë 45 viteve të komunizimit.

bunkart
bunkart
bunkart
(Një grup turistësh gjermanë gjatë vizitës në Bunk'Art) 
bunkart
(Hyrja e re e Bunk'Art. Fotot Antonio Çakshiri/Shqiptarja.com) Foto të tjera

bunkart
bunkart
(Një grup studentësh holandez gjatë vizitës në Bunk'Art)

Redaksia Online
(l.q/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?