SPECIALE/ Grupi “Duncreagan”, skocezët e baladave që këndojnë arbërisht

16 Korrik 2022, 07:39| Përditesimi: 16 Korrik 2022, 09:40

  • Share

Këngët dhe baladat e vjetra, pikërisht ato që i kanë rezistuar me bukurinë e tyre shekujve, kanë aftësinë që të ndezin zjarre të reja në brezat që vijnë. Të tilla janë ato që këndon Tom McKean, lideri i grupit skocez të baladave “Duncreagan”.

“Është më se e vërtetë që në botën anglishtfolëse Skocia është e famshme për baladat e saj. Ka qindra këngë tradicionale që datojnë të paktën që para 700 vjetësh. Nuk janë aq të vjetra sa tradita shqiptare, por janë këngë që na tregojnë se si është të jetosh në komunitete të vogla, si janë marrëdhëniet ndërmjet familjeve.

Kështu ne kemi një traditë shumë të gjallë të këndimit të këtyre këngëve në ditët e sotme.

Njerëzit i këndojnë këngët ndonjëherë në shtëpitë e tyre dhe ndonjëherë në festa familjare duke i përcjellë  përmes brezave dhe kjo është një nga rrugët më të rëndësishme me anë të së cilës njerëzit komunikojnë,  cilët janë dhe çfarë është e rëndësishme për ta në jetë."- tha McKean.

 Tom McKean prej vitesh studion dhe mbledh materiale foklorike nga e gjithë bota për t’i krahasuar, interpretuar dhe studiuar ato.

“Atherë, unë jam një folklorist nga Amerika që punoj në Skoci, jap mësim mbi baladat dhe këngët skoceze, dhe i njoh traditat shqiptare prej vitesh, pasi ato janë thelbësore për studimet e baladave në gjithë botën kështu që jam shumë i lumtur të jem këtu në Tiranë dhe të përjetoj pak nga kultura për të cilën di / të cilën e njoh prej vitesh dhe të prezantoj diçka për muzikën dhe këngët nga Skocia, Irlanda, si dhe meloditë e valleve, te njerëzit këtu në Tiranë.”- u shpreh Mc Kean.

Grupi skocez i baladave vjen  për herë të parë në Shqipëri për t’i rënë trumpetës së një ngjarjeje të madhe.

Në fillim të shtatorit në Tiranë dhe Gjirokastër, për herë të parë në Shqipëri do të mbahet nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë dhe Komisioni Ndërkombëtar i Baladave konferenca e 50-të Ndërkombëtare e Studiuesve të Baladës”. 

Akademik Vasil Tole, muzikolog, rrëfen për performuesit e grupit Duncreagan, që sjellin për herë të parë në Tiranë stilin e tyre të gjallë të muzikës kelte, duke e harmonizuar këtë koncert me këngët më të bukura të traditës sonë.  

Thomas McKean prej 15 vjetësh ka qenë drejtues i konferencës ndërkombëtare të baladave. Ai është shumë i gëzuar dhe i emocionuar për organizimin e këtij koncerti që vjen për herë të parë në Shqipëri. 

“Organizata e Studiuesve të Baladës u themelua në vitin 1966, që të studiojë baladat europiane në krahasim me njëra- tjetrën, që të krahasojmë traditat tona dhe të gjejmë këngë që i kalojnë këto kufij, pasi ka shumë këngë që gjejnë rrugën e tyre në gjuhë të tjera, të njëjtat histori pasi janë histori njerëzore.

Pra, që nga viti 1966 kemi mbajtur një konferencë çdo vit përveç 2 viteve të fundit. Këtë vit do të jetë konferenca e 50-të dhe jemi shumë të lumtur që jemi këtu në Shqipëri, e cila në shumë mënyra është zemra e këngëve dhe baladave epike. pra, jemi shumë të lumtur që do të jemi këtu në shtator.”- u shpreh McKean.

Koncerti me balada irlandeze, skoceze dhe shqiptare në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë sapo ka nisur. Grupi “Duncreagan” përbëhet nga katër pefomues të aftë të interpretojnë në disa instrumenta.

Vokalisi Thomas McKean, që perfomon baladat, jo vetëm nga pikëpamja muzikore, por edhe e etnoteknologjisë, luan me dy instrumente bodhrán e buzukun. Carrick Eggleston luan në fizarmonikë. Kelley Bishop luan në tri instrumente në kitarë, mandolinë e harmonikë. Sara Reith, një fyelltare e pasionuar nga Skocia, që është edhe një violiniste e talentuar.

“Unë jam rritur duke kënduar këngë. jo këngë shqiptare, por këngë nga ishujt britanikë, Skocia dhe Irlanda. Kështu që gjithmonë kam pasur interes për këngët që tregojnë histori, dhe kur fillova të studioj folklorin, u ndesha me studime të këngëve tradicionale shqiptare dhe serbo-kroate nga akademikët Sänger und Enthusiasten

Ata kanë qenë edhe në Shqipëri dhe kanë takuar disa recitues dhe këngëtarë të këngëve epike të mrekullueshëm dhe kjo është një nga leximet/studimet dhe punët akademike thelbësore mbi këtë traditë me të cilën të gjithë si studiues baladash e njohim.

Prandaj thashë që jam shumë i ngazëllyer që ndodhem këtu më në fund dhe të mund të njoh nga afër këtë kulturë dhe njerëzit këtu.

Shqipja ime nuk është ajo që flitej në atë kohë, por e di që jeni të gjithë këtu për këtë ngjarje argëtuese, që të më shihni dhe mua  duke kënduar në shqip, po do t'ju duhet të prisni pak për këtë dhe të dëgjoni më parë disa këngë skoceze,  të cilat unë aktualisht i di, para se të kaloj te tradita shqiptare me të cilën jam më pak i familjarizuar.” - tha McKean.

-Ky ishte seti i parë i melodive të valleve nga Irlanda, “Vajza flokëzezë” dhe "Stuhia" dhe do ta shihni në relacionin e programit tuaj dhe do t'ju japë kuptimin në shqip.

“Do të këndojmë një këngë skoceze të titulluar "Lord John" dhe bëhet fjalë për një skocez që shkon në Angli për të punuar për mbretin, për mbretin e Anglisë, qindra vjet më parë.

Në përgjithësi është gabim për një skocez që të zbresë në Angli, nuk është gjë e mirë, pasi në një mënyrë apo një tjetër do të futet në telashe. 

Dhe kështu ndodh dhe me të. Ai bie në dashuri me vajzën e mbretit, e kjo nuk ishte një gjë e mirë. 

Vajza e mbretit ngelet shtatzënë. nuk e di mirë sesi ndodhin këto gjëra, por ajo është gati të lindë një fëmijë.

Ky është një gabim edhe më i rrezikshëm për ta bërë me vajzën e mbretit.

Por John kthehet në Skoci dhe më pas merr vesh që vajza e mbretit është futur në burg.

Mbreti do ta mbyllë dhe ta pengojë që të shkojë pas Lord John-it.

Ai e merr vesh këtë gjë dhe vendos ta shpëtojë.

Duke qenë skocez, ai është disi një karakter si Skënderbeu dhe ka një shpatë shumë të gjatë dhe është shumë i fortë dhe i fuqishëm. Ai përshkon rrugën me pipat e tij skoceze (nga ato që janë me lëkurë keci, që janë nga ato pipa që keni dhe ju, e i kemi dhe ne).

Dhe, sigurisht, kaq mjafton që ta trembë mbretin.

Pipat skoceze mjaftojnë që të trembin këdo.

Por mbreti thotë "Ok, mund ta marrësh vajzën tënde. merre, thjesht më lër rehat, mos më lëndo."

E kështu ai i thotë: "Do të të jap ca para. Mund të martohesh me vajzën time dhe të jetoni në një shtëpi këtu në Londër". - u shpreh McKaen.

Por Lord John i thotë: 'Nuk i dua paratë e tua. Dua vetëm të martohem me vajzën tënde, të cilën e dua. Nuk i dua kështjellat e tua, nuk i dua Rolls Royce-t e tu, asnjë gjë të tillë.

Dua vetëm të shkoj në shtëpi në Skoci, me gruan time të dashur dhe të jetoj një jetë të lumtur.'

Dhe këtë bëjnë paqësisht, por ka një varg që thotë se kjo nuk mbaron pa gjakderdhje, por është këngë dashurie skoceze, kështu që nuk është për t’u çuditur. 

“Për ju, sepse kënga tjetër ka një kor të cilin do të donim që ta këndonit bashkë me ne. Është një histori mjaft e komplikuar. Kënga titullohet "Çifuti rus" dhe nuk ka as rus, dhe as çifutë në të. Por është një këngë nga Skocia, nga jugperëndimi i Skocisë dhe është një këngë e vjetër nga viti 1890, pra para 130 viteve."- tha McKean.

Për Thomas McKean meloditë shqiptare janë të mrekullueshme dhe unike. Ai përfomon dy këngë shqiptare, dy balada, një prej të cilave është ‘O Ylli I bukur’, një baladë e vjetër

“Atëherë, ne do të përpiqemi të këndojmë 2 këngë shqiptare një nga ato është "O yll i bukur" e cila është një këngë për mallin për atdheun dhe besoj se është një këngë arbëreshe dhe tjetra është një baladë e mbledhur këtu në Tiranë në 1937, në anglisht. Kam (shpikur) disa fjalë që të kujtojnë fjalët e këngës origjinale dhe shpresoj që të mbartin shpirtin e këngës origjinale.'- tha MC Kaen.

Balada e vjetër arbëreshe “Kopile moj Kopile” është shumë e dashur për Tom MC Kean.

“Sigurisht, meloditë e muzikës shqiptare janë të bukura, por ka shumë të përbashkëta mes historive të këngëve skoceze dhe këngëve këtu.

Ato tregojnë historitë e dhimbjes ( thyerjes së zemrës së njerëzve dhe ato të gëzimit dhe ka një traditë të madhe të këngëve për mallin për atdheun të njerëzve që ikin nga ai. Gjithë ato këngë arbëreshe në Itali për mallin që  të kthehen në Shqipëri janë shumë të ngjashme me këngët e skocezëve që ikën në Amerikë dhe duan të kthehen në Skoci. Në të vërtetë, ka shumë ngjashmëri të emocioneve njerëzore.

Pjesëmarrësit, akademikë, studiues dhe personalitete të njohur të politikës, artit e kulturës ndjekin me kënaqësi melodinë  e baladës Kali i Zi me katër interpretime të udhëhequra nga fyelli i Sara Reith.

Një melodi franceze vjen me dy interpretime të Rick Gagné.

“Kënga tjetër ka një kor të cilin do të donim që ta këndonit bashkë me ne. Është një histori mjaft e komplikuar. Kënga titullohet "Çifuti rus" dhe nuk ka as rus, dhe as çifutë në të. Por është një këngë nga Skocia, nga jugperëndimi i Skocisë dhe është një këngë e vjetër nga viti 1890, pra para 130 viteve.”- u shpreh Mc Kaen.

Tom McKean është i lidhur pazgjidhshmërisht me misionin e tij në kërkim të baladave, duke iu dhënë një rëndësi të veçantë për kërkimin shkencor të traditës dhe trashëgimisë kulturore të gjithë popujve të botës.

Këtë herë, kjo muzikë me rituale të lashta skoceze dhe arbëreshe ishte një nga promovimet më të bukura që i bëhet Konferencës së 50-të Ndërkombëtare e Studiuesve të Baladës, që pas gjysmë shekulli vjen e mbahet për herë të parë në Shqipëri.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?