Receta

Speca me gjizë në tigan nga zonja Albana

27 Shtator 2022, 12:34| Përditesimi: 27 Shtator 2022, 12:35

  • Share

Speca me gjizë në tigan

Përbërësit:

  • 4 speca të kuq
  • 4 speca jeshil
  • 2 domate
  • 2 thelpinj hudhër
  • 500 gr gjizë
  • 2 lgj vaj luledielli
  • 1 lgj gjalpë
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Pastrojmë specat nga farat dhe më pas i presim në copëza. I kaurdisim për pak minuta derisa të zbuten lehtë dhe më pas shtojmë domatet e grira në rende. Shtojmë hudhrat e shtypura dhe vendosim kapakun. Në fund shtojmë gjizën, rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe e servirim me majdanoz.

 

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 28/09/2022 03:37

    Me kujtohet dikur ne Tirane,blinim speca te kuq gogozhari qe ngjanin me domatet ne forme,por ishin djegese,vinin nga Korca.Me kujtohet qe i mbushnim me gjize,pak miell e hudhra e i skuqnim ne vaj.Ishin shume te shijshme.Sot blej nje lloj speci jeshil djeges,/Poblano/ quhet varieteti,por nuk e kane shijen si ato te Shqiperise dikur.

    Përgjigju
  • Teta Bana: 27/09/2022 13:01

    Eshte recete fantastike perfundimisht.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?