Speca me gjizë dhe kos nga Zonja Vjollca

27 Prill 2020, 11:47| Përditesimi: 27 Prill 2020, 12:12

  • Share

Speca me gjizë dhe kos

Përbërësit:

600 gr speca (për skuqje)

Vaj

4 thelpinj hudhra

1 lugë çaji miell

4-5 lugë gjelle gjizë

1 gotë kos

1 filxhan çaji qumësht

Kripë dhe piper i zi

Spec pikant (alternative)

Përgatitja

Lajmë specat. Nëse janë të mëdha i presim në copa, nëse janë të vegjël i lëmë ashtu.

Ngrohim vajin për skuqje dhe i kalojmë specat në një skuqje të lehtë, pa i dhënë ngjyrë të errët. I largojmë nga vaji dhe i mbulojmë me kapak. (Nëse specat janë me lëkurë të trashë, i qërojmë).

Në një tigan tjetër vendosim 2-3 lugë gjelle vaj ulliri dhe shtojmë në të hudhrat e grira imët. Menjëherë shtojmë miellin dhe kaurdisim pa i dhënë ngjyrë, shtojmë gjizën, i përziejmë së bashku dhe i shuajmë me një gotë kos. I trazojmë me tel duke krijuar një masë të lidhur, shtojmë qumështin dhe shohim derisa të na formohet një salcë me konsistencë mesatare jo shumë e trashë. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper të zi, por nëse dëshironi dhe pak spec pikant. E shërbejmë të ngrohtë.

D.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?