Speca dollma nga zonja Albana

6 Maj 2022, 11:44| Përditesimi: 6 Maj 2022, 11:46

  • Share

Speca dollma

Përbërësit:

500 gr mish të grirë

2 qepë

4 thelpinj hudhër

2 karrota

½ tufë majdanoz

1 vezë

1 fç oriz

½ fç ujë

1 ls kripë

1 ls koncentrat

1 lç piper i zi

1 lç piper i kuq

1 lgj salcë domate

1 litër ujë

Për salcën:

1 lgj miell

1 lgj piper i kuq

Vaj ulliri

Përgatitja:

Tek mishi i grirë shtojmë qepën e grirë imët, hudhrën, karrotën e grirë në rende, vezën, kripën, piperin e zi, piperin e kuq, koncentratin, majdanozin, orizin dhe pak ujë. Me këtë masë mbushim specat të cilat i vendosim në një tenxhere me pak vaj. Mbushjen e mbetur e shtojmë sipër specave dhe më pas shtojmë rreth 1 litër ujë ku kemi shtuar pak salcë domate. Uji duhet të mbulojë shumë mirë specat dollma. Sipër vendosim një pjatë sikurse veprojmë me dollmat me lakër dhe e lemë të ziejnë në zjarr mesatar.

Në një tigan me vaj të nxehtë kaurdisim pak miell me piper të kuq dhe e shtojmë mbi specat dollma. Rregullojmë shijen me kripë, piper të zi dhe e lemë gatimin dhe për pak minuta derisa lëngu të shterojë pak.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?