Kronikë

Spastrohet Ksamili nga shelzogët pa leje, pushuesit 'ngulin' çadrat personale dhe shijojnë detin

13 Korrik 2021, 10:01| Përditesimi: 13 Korrik 2021, 11:13

  • Share

SARANDË- Plazhi i Ksamilit është pastruar nga shezlongët e pronarëve të bizneseve që i kishin vendosur nga leje. Report Tv sjell pamje nga operacioni i efektivëve të Policisë teksa po largojnë shezlongët. Ndërkohë që ky operacion ka sjellë jo pak bezdisje te pushuesit që po shijonin rrezet e diellit të mëngjesit të kësaj të martë.

E megjithatë ky shqetësim ka zgjatur pak minuta, pasi më pas ato kanë pasur mundësinë që ta shijojnë detin pa pasur nevojën për të paguar shezlongët që është një tarifë e konsiderueshme.

Stacionet e plazhit janë kthyer në një shqetësim serioz, çka ka çuar edhe në konflikte me viktima, siç ishte rasti në Velipojë ku humbën jetën 4 persona. Ndonëse sezoni turistik ka nisur tashmë, ende nuk ka përfunduar procesi i dhënies së lejeve për bizneset. Madje, ministri i Turizmit, Blendi Klosi nga Kavaja, ngriti shqetësimin ku tha se vija e saj bregdetare ka më shumë aplikime për stacione plazhi se sa parcela. 

 

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Populli: 13/07/2021 10:59

    50 shezllone u hoqen nga policia ne mes te dites ne ksamil 300 te tjera vendosen banditet ne mes te nates policia eshte ber pal me bandat e bregedetit..eh e shkreta shqiperi e rropen rrugacet edhe nga deti i popullit kerkojn ta rjepin per se gjalli ..shtet paligje shqiperia vendimet i marrin rrugacet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?