Avokat Spartak Ngjela

Spartak Ngjela: Me një grua të bukur unë bie në dashuri

12 Nëntor 2023, 21:05| Përditesimi: 13 Nëntor 2023, 00:55

  • Share

Avokati Spartak Ngjela njihet si një nga figurat publike më pa komplekse në Shqipëri.

Gjatë një emisioni televiziv, ku tematikë e puntatës ishte se “a kanë frikë burrat nga gratë e bukura”, Ngjela është shprehur se meshkujt bien në dashuri “lehtë” me një femër të bukur.

“Po të jetë e bukur, bie në dashuri,- është shprehur Ngjela, në e “Diell”.

“A më pytetët mua tani, unë po jap timen. Mundet edhe të jem i gabuar, por po të jetë e bukur dhe seksi, pra erotike, unë bie në dashuri. Por dashuria varet nga potenca e brendshme që ka burri dhe duhet ta ketë mobilitet permanent.

Dashuri, dashuri, dashuri, sa herë të kapi, por kryesorja është mënyra e të shprehurit të saj. Intelekti pa fjalën nuk vlen. Isha njëherë në një leksion dhe më thotë një femër, jepi zgjidhje kësaj, ku qëndron thelbi. Ta them unë i thash, ‘bën dashuri me memec ti?’, ‘Jo’ më tha. Atëherë mbaron historia. Fjala është kryesorja”,- ka shtuar ai.

K.M//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?