Sali Berisha

Spartak Ngjela: Ku mund të fitohet sot me Saliun në Shqipëri?

25 Shtator 2023, 12:41| Përditesimi: 25 Shtator 2023, 12:42

  • Share

Kukësi sërish e hodhi Saliun në batakun e humbësit.

Ishte logjike: kukësianët punojnë në Angli me shumicë dhe mbajnë familjet këtu, për t'i nxjerrë nga varfëria.

Atëherë, si do të votonin ata për Saliun, i cili është non grata edhe në Angli edhe në Amerikë?!

Po Partia Demokratike nuk e dinte këtë?

Nëse nuk e mbante mend, a u kujtua tani?

Si mund të ketë një parti të djathtë në Shqipëri që të jetë anti-amerikane?

Po jo vetëm kaq: përse do t'u duhej kukësianëve Saliu, për ato gënjeshtra që thotë, apo për ato që ka bërë.

Gjithsesi, kur Saliu është mbi 5000 vota mbrapa në Kukës, pyetja që duhet të ngrihet nga Partia Demokratike është kjo: ku mund të fitohet me Saliun në Shqipëri?

Dhe përgjigjja është e thjeshtë: Askund!

Atëherë?

Gjithçka do të flasë majtas. Dhe kjo do të vijojë ta dobësojë edhe më shumë të djathtën në Shqipëri.

Po Saliu nuk e kupton këtë?

Ashtu siç flet, me atë nivel logjik që po tregon, ka mundësi që edhe të mos e kuptojë.

Por, Saliu duket se po mendon që me Partinë Demokratike do të mundë Amerikën në Shqipëri.

Domethënë që edhe Kosova, edhe Shqipëria të jenë pa mbrojtje kundër sllavëve.

Por ja, që, pikërisht kjo nuk mund të ndodhë.

Kurse non grata duhet t'i bindet rregullave të lojës, se po e rëndon edhe më shumë pozitën e tij në Amerikë dhe në Bashkimin Evropian.

Kurse ka një aksiomë për kohën: I paafti nuk e ndryshon dot kohën e tij...

Domethënë, duhet t'i nënshtrohet asaj.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mergimtari: 25/09/2023 15:43

    Per aq kohe sa opozita do te jete nen komanden eSaliut.Ilirit dhe Bashes ,humbja do te jete prezent.Opozita Shqiptare thjesht ka nje emer per te thene qe kemi "Pluralizem demokratik".

    Përgjigju
  • Fitohet: 25/09/2023 15:02

    Vetëm në Rithemelim

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?