Fatos Nano

Spartak Ngjela: Disa fjalë për Fatos Nanon, në këto momente të vështira për të

29 Gusht 2023, 17:33| Përditesimi: 29 Gusht 2023, 17:34

  • Share

Fatos Nano është në gjendje jo të mirë shëndetësore! Lideri historik i PS shtrohet në reanimacion në Tiranë.

Unë i uroj një shërim sa më të shpejtë.

Nuk e di sa i vërtetë mund të jetë ky lajm, por Partia Socisliste duhet të tregojë një interesim të madh në kurimin sa më shpejt të Fatos Nanos.

Ai është një individ i veçantë në historinë politike të Shqipërisë...

Nano formoi një parti të majtë me koncepte moderne;

Lejoi në Partinë Socialiste mendimin kundër, si asnjë parti në Shqipëri, që nga viti 1946 e deri në ditët e sotme;

Nano i dha Partisë Socialiste shpirt demokracie dhe dinjitetin e liderëve të saj që kërkonin individualizëm politik;

Fatos Nano i dha të kuptuar botës demokratike në Perëndim se doli edhe në Shqipëri një parti që personaliteti i partisë nuk mund të fyejë personalitetin e anëtarit të saj dhe, as individualitetin e tij e të liderëve të saj, që janë në garë politike me njëri-tjetrin.

Nano u tregoi shqiptarëve jo me fjalë, por me vepra të plota, se, partia politike është bashkim vullnetar individësh me një ideologji dhe filozofi të brendshme që mund të ndryshojë sa herë që këtë e kërkon faktori kombëtar, në funksion të zhvillimit kombëtar;

Fatos Nano është i pari kryeministër shqiptar që dinte të sillej si njeri e jo si pushtetar absolut në marrëdhëniet e tij shoqërore: i qetë, me humor, i thjeshtë, replikues i këndshëm dhe gjithmonë me një theks të ri politik;

Dhe më në fund:

Fatos Nano i dha shumë historisë së shtetit shqiptar, dhe deri tani ai është kampioni i vetëm i kryeministrit shqiptar që dinte ta mbronte personalitetin e tij, jo me "rasson" e kryeministrit si mjet presioni, por me intelektin e tij të lartë qytetar që ai e disponon në formimin e tij shkencor.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • populli: 30/08/2023 09:16

    fiks realiteti !

    Përgjigju
  • Ndergjegja: 29/08/2023 18:45

    Takungjales si gjithnje lepires e politikan b*the mbete o derezi sa te salihu,te fatosi,te edvini,te likja e shalngjituri lulzimlulashi

    Përgjigju
  • Lina: 29/08/2023 18:29

    Te gjithe do vdesim nje dite. E keqja eshte qe askush nuk mendon per gjykimin pas kesaj jete. Ku shkon shpirti?? 2 opcione jane

    Përgjigju
    • Petrit: 29/08/2023 18:35

      Ne jemi si gjithe gjallesat e tjera: lindim, rritemi pastaj vdesim. Asgje me shume.

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?