Spanjë/ Zjarri ‘gllabëron’ pallatin 14-katësh në Valencia! Shikoni videon

22 Shkurt, 21:11| Përditesimi: 23 Shkurt, 00:05

  • Share

Një zjarr ka rënë në një pallat 14-katësh në qytetin e Valencias në Spanjë. Momentalisht flitet për 14 persona të plagosur mes tyre 6 zjarrfikës dhe një fëmijë,

Mediat e huaja bëjnë me dije se zjarri u raportua rreth orës 17:30 së ditës së sotme, ku fillimisht u tha se flakët nisën në katin e 5 të pallatit dhe për shkak të erës së fortë u përhapën në katet e mësipërme, si dhe në një pallat ngjitur. 

Shërbimet e urgjencës raportojnë se 22 ekipe të zjarrfikësve kanë shkuar në vendngjarje, si dhe Kryqi i Kuq.

Pallati me 138 apartamente ndodhet në kryqëzimin e rrugëve General Avilés dhe Maestro Rodrigo.

Kryeministri spanjoll, Pedro Sánchez ka shprehur solidaritetin e tij me të plagosurit dhe mirënjohje për personelin e emergjencave

"Jam i tronditur nga zjarri i tmerrshëm që shpërtheu. Unë do të doja të shpreh solidaritetin tim me të gjithë të prekurit dhe mirënjohjen time për të gjithë personelin e urgjencës që tashmë punon në vendngjarje”,- shkroi ai në rrjetin social “X”.

 

 

K.M//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?