Foto nga sekuestrimi i kokainës

SPANJË/ Tentuan të arratiseshin me 300 kg kokainë, por u përplasën me makinat e policisë! Arrestohen 2 shqiptarë dhe 3 britanikë

11 Janar, 11:23| Përditesimi: 11 Janar, 11:51

  • Share

Policia Kombëtare ka arrestuar pesë persona, dy shqiptarë dhe tre britanikë. Ata sekuestruan edhe 300 kilogramë kokainë pas një ndjekjeje që përfundoi në parkingun e një hipermarketi.

Ky është operacioni i dytë kundër trafikut të drogës në këto ditë të para të 2024, pas sekuestrimit të 142 kilogramëve kokainë që hyri përmes portit të Valencias më 3 janar, siç njoftoi ekskluzivisht Levante-EMV .

Operacioni kundër trafikut të kokainës në shkallë të gjerë, i kryer nga agjentët e njësisë së drogës dhe krimit të organizuar të Valencias dhe njësisë qendrore antidrogë të Policisë Kombëtare, i ka dhënë një goditje të ashtuquajturit kartel ballkanik, raportojnë mediat spanjolle.

Hetimi për këtë grup kishte nisur në muajt e verës, pas informacioneve për trafik droge nga Amerika e Jugut. Policia spanjolle ka ndjekur dy shqiptarë të cilët do të dorëzonin një sasi të madhe droge të fshehur brenda një kamioni.

Dyshimet e policisë u vërtetuan kur në Benicassim, dy shqiptarët e dorëzuan kamionin tek dy shtetas të tjerë, të cilët parapriheshin nga një tjetër automjet të drejtuar nga një bashkëpunëtor i tretë i tyre.

Të martën e kaluar, agjentët zbuluan se të dyshuarit po përgatiteshin të dorëzonin një sasi të konsiderueshme kokaine të paketuar në një furgon, kështu që ata ndoqën trafikantët e dyshuar të drogës dhe automjetin e tyre, ku verifikuan se dyshimet e tyre ishin të vërteta.

Drejtuesi i furgonit që mbante drogën ka përplasur disa automjete policie duke shkaktuar dëme.

Policia ka ndjekur kamionin me dyshimin se po drejtohej për në Alicante ose Costa del Sol. Pasi pikasi policinë, drejtuesi i kamionit doli nga autostrada në afërsi të Denias. Gjatë ndjekjes kamioni përplasi dy makina policie dhe si përfundim u ndalua në një Hypermarket “Carrefour”.

Policia vuri në pranga tre personat që ndodheshin në dy automjetet, të cilët rezultuan shtetas anglezë. Pasi gjetën çelësat e kamionit, të cilat ishin hedhur nga drejtuesi, policia e hapi dhe zbuloi brenda 300 kg kokainë.

Në një operacion të njëkohshëm, u arrestuan edhe dy shtetasit shqiptarë në Benicassim. Këta të fundit janë shoqëruar nga policia spanjolle ditën e djeshme, teksa në disa banesa në dy bashki të Alicantes, ku janë kryer kontrolle.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?