Foto nga operacioni 'BOAN' në Spanjë

Spanjë/ Shkatërrohet grupi kriminal shqiptaro-kolumbian, 6 të arrestuar, mes tyre edhe një grua (FOTO)

18 Janar, 10:46| Përditesimi: 18 Janar, 11:09

  • Share

SPANJË- Një grup kriminal është shkatërruar nga policia e Valencias në Spanjë, ku 6 persona kanë rënë në pranga, mes tyre edhe një grua shqiptaro-kolumbiane.

Ata kanë rënë në pranga në kuadër të operacionit “BOAN”, ndërsa akuzohen për trafik droge, pastrim parash e organizatë kriminale.

Sipas mediave spanjolle, hetimi për këtë grup kriminal nisi kur policia zbuloi një kontejner mbeturinash të mbushur me 36 kg marijuanë.

Në mesin e muajit dhjetor janë kryer pesë kontrolle në dy banesa, dy magazina industriale. Në total u gjetën 125 kg marijuanë, një pistoletë dhe 4000 euro cash. Po ashtu u gjetën edhe mjete që përdoreshin për kultivimin dhe prodhimin e marijuanës.

Kreu i grupit, sipas mediave spanjolle, banonte në Londër dhe shpesh bëntë udhëtime drejt Spanjës.

Operacioni rezultoi në arrestimin e 5 burrave dhe një gruaje, nga 41 deri në 55 vjeç, të kombësisë shqiptare dhe kolumbiane.

S.S//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?