Spanjë/ Punonte në një ‘shtëpi bari’ në Valencia, 25-vjeçari shqiptar humb jetën në tentativë për t’i ikur policisë

1 Gusht 2022, 10:14| Përditesimi: 1 Gusht 2022, 15:05

  • Share

Një 25 vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Spanjë, në tentativë për t’iu arratisur policisë, pasi u kap në një ‘fermë kanabisi’ në Valencia. Ai u rrëzua nga çatia e ‘shtëpisë së barit’ dhe burime për Report Tv bëjnë me dije se i riu shqiptar është nga Maqellara, ndërsa shoku i tij ka ndaluar për ta ndihmuar që ta shpëtonte.

Sipas asaj që raportuan mediat, ai është dërguar në spital, por nuk ka mundur që t’u mbijetojë plagëve të marra. Gjatë operacionit anti-drogë të policisë spanjollë u arrestuan 7 të rinj shqiptarë.

Të gjithë të arrestuarit ishin të përfshirë në trafikun e drogës bashkë me persona të tjerë. Agjentët zbuluan pas kontrolleve në pjesën e brendshme të ndërtesës një fermë industriale droge, ku kultivohej marijuanë.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?