Spanjë/ Zbulohet platacioni gjigant me mijëra bimë kanabisi, e ruante një shqiptar! Ishte ndërtuar në një tunel poshtë fermës së braktisur (VIDEO)

17 Nëntor 2023, 18:41| Përditesimi: 17 Nëntor 2023, 20:01

  • Share

Barcelone- Për të hyrë në plantacionin gjigant ku lulëzonin mijëra bimë kanabisi policisë iu desht të zbresin në një tunel që ishte ndërtuar poshtë një ferme të braktisur në zonën e Caspolinos, në Barcelonë të Spanjës.

Mbi 1762 rrënjë kanabisi në faza të ndryshme të rritjes, ndërsa në një dhomë tjetër e bodrumit ishte përshatur për përpunimin e kanabisit me cilësi të lartë.
Një 26-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia spanjolle pasi u kap në flagrancë brenda fermës ndërsa po punohet për të zbuluar dhe persona të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm.

Godina ku u gjet plantacioni me kanabis ishte një fermë e braktisur ndërsa në bodrumin poshtë dyshemesë ishin ndërtuar dhoma të ndryshme me fletë termoizoluese për kultivimin e marijuanës.

60 kilogramë fara marihuane ishin sistemuar brenda një arke ngrirësi që besohet se mund të prodhojë hashash të cilësisë së lartë duke përdorur procesin ICE-O-LATO.

Teknika ice-o-lator

Qëllimi i procesit të ngrirjes së marihuanës është përgatitja e hashashit të cilësisë së lartë duke përdorur teknikën ICE-O-LATOR, e cila konsiston në nxjerrjen e trikomave të kësaj bime, e cila së bashku me blloqe akulli, ujë me temperaturë të ulët dhe sita me trashësi të ndryshme janë baza për prodhimin e hashashit.

Gjenerator industrial nëntokë

Ajo çfarë habiti më së shumti autoritet spanjolle ishte  burimi i energjisë eletrike që përdorej për rritjen e bimëve narkotike. Policia spanjolle gjeti një derë që ndodhej në tokë, e vendosur midis dy magazinave ku ndodheshin bimët, e cila rezultoi të ishte hyrja e një tuneli. Në brendësi ndodhej një gjenerator industrial me naftë, i ngjashëm me ato që përdoren në shumë qytete për t’u përdorur kur ka ndërprerje të energjisë dhe vlera e të cilit është rreth 20.000 euro përafërsisht.

26-vjeçari shqiptar është dërguar në paraburgim paraditen e djeshme në qendrën e paraburgimit në Zuera dhe akuzohet për veprën penale kultivim i lëndëve narkotike.

K.M//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?