Atentat shqiptarit në Spanjë, 34-vjeçari qëllohet me 5 plumba

14 Prill, 15:57| Përditesimi: 14 Prill, 19:56

  • Share

Një 33-vjeçar shqiptar është plagosur ditën e djeshme rreth orës 21:40 më armë zjarri në Marbella. Ndaj tij është shtënë 5 herë, sipas mediave spanjolle.

Ngjarja ka ndodhur në qendrën tregtare Guadalmina, në Marbella (Málaga), pranë A-7, pranë qytetit kufitar të Estepona.

Qendra tregtare e lartpërmendur në Marbella është kthyer në një pikë të nxehtë në pastrimin e hesapeve mes bandave në Costa del Sol.

Më 28 tetor, tre persona të armatosur me dhe të maskuar hapën zjarr ndaj dy personave të tjerë, të cilët si pasojë mbetën të plagosur.

Pasi kanë qëlluar, ata janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes me një makinë. Sulmi ka ndodhur rreth orës 12:15 të ditës së shtunë.

K.M//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?