Spanjë, në stallën e kuajve fabrikë e prodhimit të cigareve, kontrabandë në Europë dhe Ballkan, fitimi: 1.5 milionë euro në javë

22 Shkurt 2020, 09:15| Përditesimi: 22 Shkurt 2020, 12:29

  • Share

Një fabrikë klandestine e prodhimit të cigare të falsifikuara u zbulua në afërsi të Malagës, në Spanjën jugore

Laboratori, ishte i fshehur nën një stallë dhe policia ka arrestuar 20 persona si dhe gjashtë me kombësi ukrainase, të mbajtur si rob brenda, të cilët u lanë të lirë.

Në kohën kur policia mbërriti në fabrikën klandestine, zbuluan praninë e gjashtë punëtorëve të mbyllur brenda, të cilët kishin vështirësi në frymëmarrje, pasi gjeneratori i përdorur për të pompuar ajrin në bunkerin laborator nuk punonte.

Midis të arrestuarve është edhe një shtetas britanik, i kërkuar në vendin e tij për krime që lidhen me trafikun e drogës, të cilin hetuesit e konsiderojnë ndër drejtuesit e organizatës kriminale.

Si pjesë e operacionit, policia sekuestroi 153,000 pako cigaresh dhe një sasi të panjohur hashashi dhe marihuane.

Fabrika klandestine prodhonte 3500 cigare në orë, të cilat përfundonin në tregjet e Europës dhe Ballkanit, duke iu siguruar pronarëve kontrabandistë shuma stratosferike, rreth një milion e gjysmë euro në javë.

Hetimet, e koordinuara nga Interpoli, tani kanë për qëllim rindërtimin e rrjetit të dyshuar të trafikut, si dhe identifikimin e çdo bashkëpunëtori të përfshirë në këtë aktivitet.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?