Foto nga ferma me 612 bimë kanabisi

SPANJË/ Morën me qira fermën e fqinjit dhe e kthyen në 'shtëpi bari', arrestohen dy shqiptarë dhe sekuestrohen 612 bimë kanabisi

24 Janar, 09:35| Përditesimi: 24 Janar, 09:36

  • Share

Policia spanjolle ka zbuluar një plantacion prej 612 bimë kanabisi duke çuar kështu në arrestimin e dy shtetasve shqiptarë të moshës19 dhe 27 vjeç.

Operacioni u zhvillua në një fermë të vjetër shpendësh që ndodhet në zonën e Bassa del Montsia, në komunën e Ulldecona, Spanjë.

Ferma në fjalë ishte në pronësi të një fqinji pensionist, ndërsa shqiptarët e kishin marrë me qera, raportojnë mediat spanjolle.

Dyshimet nisën pas një hetimi të iniciuar me qëllim evidentimin e humbjes së energjisë elektrike në rrjet.

Por në momentin kur agjentët hynë brenda fermës, zbuluan bimët e kanabisit dhe dy shqiptarët. Në fermë ishin ngritur dy zona kultivimi.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?