Spanjë/ Kultivuan qindra bimë kanabisi, arrestohen 2 shqiptarë dhe një çek

19 Shkurt, 15:48| Përditesimi: 19 Shkurt, 15:58

  • Share

Agjentët e Gardës Civile në Spanjë kanë zhvilluar operacionin anti-drogë të koduar “Lomas”, për t’iu përgjigjur kultivimit të paligjshëm të lëndëve narkotike. Si pasojë e këtij operacioni është ç’montuar një grup kriminal i dedikuar kultivimit të marijuanës në ambjente të mbyllura në Alhaurin el Grande dhe 3 persona janë arrestuar.

Hetimi i agjentëve spanjollë ka nisur që prej vitit 2023, kur policia u vu në dijeni për një grup personash shqiptarë që dyshohej se kultivonin lëndë narkotike brenda një ferme të madhe në qytetin Alhaurin el Grande.

Pas përpjekjeve të kryera, u lokalizua ekzistenca e plantacionit të vendosur në dy banesa të ndryshme brenda së njëjtës pronë. Në plantacion ishin kultivuar 795 bimë të mëdha marijuane, si dhe rreth 4.7 kg sytha të së njëjtës lëndë, të paketuar dhe gati për shitje.

Policia gjithashtu gjeti një instalim të madh elektrik dhe të sofistikuar të lidhur ilegalisht, ku vetëm llambat e përdorura vlerësohen rreth 20 mijë euro.

Dy shqiptarë u arrestuan gjatë kontrollit në plantacion dhe një shtetas tjetër nga Çekia. Ata dyshohen për veprat penale të përfshirjes në organizatë kriminale dhe lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

Gjykata spanjolle, nga ana e saj caktoi masën e sigurisë së “arrestit në burg” për 2 prej tyre.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?