Spanjë/ Gjykata anulon 'mbylljen' prej Covid të Madridit: Prek të drejtat dhe liritë themelore

8 Tetor 2020, 15:22| Përditesimi: 8 Tetor 2020, 15:25

  • Share

Gjykata Superiore e Drejtësisë në Madrid, refuzoi vendimin për të 'mbyllur' Madridin dhe nëntë qytete të tjerë për të frenuar përhapjen e Covid.

Sipas gjykatës, vendimi i qeverisë prek "të drejtat dhe liritë themelore".

Ministria Spanjolle e Shëndetësisë kishte vendosur masa më të rrepta sesa ato të urdhëruara nga rajoni i Madridit në mënyrë që të përmbajnë infeksionet e koronavirusit, përballë një shkalle infeksionesh më shumë se tre herë më të madhe se pjesa tjetër e vendit.

Tani Gjykata Superiore e Drejtësisë gjykon se vendimi i qeverisë dhe sanksionet përkatëse janë të paligjshme, "sepse shkelin të drejtat dhe liritë themelore".

Në Spanjë dje, janë regjistruar 10 491 infeksione të reja dhe 76 vdekje. Kryeministri Pedro Sanchez paraqiti Planin për Rimëkëmbjen e Ekonomisë, i cili parashikon mobilizimin e 72 000 milionë eurove të fondeve europiane nga 2021 deri në 2023 dhe parashikon krijimin e 800 000 vendeve të punës në të njëjtën periudhë.

Komento

Komente

  • joni: 08/10/2020 16:03

    Bravo nje gjykate normale me ne fund

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?