Foto ilustruese

Spanjë/ Çmontohet grupi kriminal prej 11 personash përfshirë edhe shqiptarë, prodhonin dhe transportonin sasi të mëdha droge

14 Janar, 22:50| Përditesimi: 14 Janar, 22:54

  • Share

Prokuroria spanjolle ka kërkuar dënime me burg nga 4 deri në 9 vite burg nën akuzën për prodhim dhe trafikim droge për 11 persona me kombësi spanjolle, portugeze, por edhe shqiptare.

Të pandehurit u arrestuan në flagrancë teksa po transportonin sasi të mëdha droge si kanabis, hashash dhe heroinë, të cilat ishin destinuar për t’u shitur në provincën e Pontevedra, në Galicia.

Grupi kriminal zotëronte disa plantacione kanabisi, në bashkëpunim me një person tjetër që besohet se ka ndërruar jetë dhe që ishte një prej individëve kyç të grupit.

Prokuroria spanjolle thekson se grupi kriminal ishte i mirëstrukturuar ku secili anëtar kishte detyrën e tij të posaçme.

Gjyqi për 11 të pandehurit, pritet të zhvillohet të martën në Gjykatën Provinciale të Pontevedra.

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?