VIDEO/Spanjë, 8 të arrestuar me 600 kg kokainë në Valencia, njëri prej tyre shqiptar! Luante rolin e ndërmjetësit mes grupeve

24 Nëntor 2023, 11:42| Përditesimi: 24 Nëntor 2023, 12:05

  • Share

SPANJË- Tetë persona, mes të cilëve një shqiptar, janë arrestuar nga policia spanjolle në portin e Valencias ku u kapën 600 kilogramë kokainë. Droga ishte fshehur në një kontejner të ardhur nga shteti i Perusë në Amerikën e Jugut.

Mësohet se shqiptari ka pasur rolin e ndërmjetësit mes grupeve që jepte direktivat mbi mbërritjen e ngarkesës së kokainës dhe pagesën e bërë.

Arrestimi i 8 anëtarëve të grupit kriminal, është bërë në momentin që këta të fundit kanë kanë qenë duke shkarkuar drogën nga kontejneri dhe duke e hipur mbi furgon nga ku më pas do të bëhej shpërndarja e kokainës për në destinacionet e tjera.

Mediat spanjolle shkruajnë se të arrestuarit, dolën sot para gjykatës dhe u lanë në burg nga trupa gjykuese.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?