Foto ilustruese

Spanja merr vendimin për situatën Covid-19, do të heqë maskat më 7 shkurt

26 Janar 2023, 15:56| Përditesimi: 26 Janar 2023, 15:59

  • Share

Spanja, edhe se është një ndër vendet e pakta në Evropë që kërkon që njerëzit të mbajnë maska në vende të mbyllura apo në transport publik për të parandaluar përhapjen e Covid-19, njofton se ky rregull do të jetë në fuqi deri më 7 shkurt. Lajmin e ka bërë të ditur Ministrja e Shëndetësisë Carolina Darias.

Ajo tha se situata epidemiologjike në vend ishte e qëndrueshme dhe shërbimet e urgjencës shëndetësore kishin propozuar heqjen e kufizimit. Maskat do të mbeten të detyrueshme në institucionet shëndetësore.

“Unë do ta sjell propozimin për heqjen e detyrimit për veshjen e maskave në transportin publik në mbledhjen e kabinetit që do të mbahet më 7 shkurt”, u tha ajo gazetarëve, përcjellë nga mediat e huaja.

Tre vjet pasi u zbuluan rastet e para të COVID-19 në Evropë, maskat janë të detyrueshme në disa lloje të transportit publik, në Spanjë, Gjermani, Austri dhe Greqi. Mbajtja e maskës në transportin publik u bë e detyrueshme në maj 2020.

Gjermania do të heqë rregullin, i cili zbatohet për trenat dhe autobusët në distanca të gjata, më 2 shkurt. Detyrimi në Greqi skadon më 30 janar.

F.D/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?