'Spanja le të mbajë topin në fund vlen rezultati', Reja optimist për Kombëtaren! Kapiteni Hysaj: Do qëndrojmë në mbrojtje!

25 Mars 2022, 17:13| Përditesimi: 25 Mars 2022, 20:20

  • Share

Një test tejet i vështirë miqësor që e ka kërkuar me ngulm po vetë. Kështu e përkufizoi trajneri i kombëtares Edy Reja ndeshjen që kombëtarja shqiptare do të luajë të shtunën në orën 19:45 kundër Spanjës në Katalonjë.

“Futbollin spanjoll e njoh dhe e vlerësoj shumë. Dua që kundër Spanjës të mos përsërisim atë që bëmë me Anglinë. E di që e zotërojnë shumë mirë topin, por në fund kjo nuk më intereson. Në fund dua rezultatin,”-u shpreh Edy Reja, trajner i kombëtares.

Në konferencën për shtyp Reja foli edhe për Italinë duke thënë se eliminimi nga Maqedonia e Veriut ishte një zhgënjim shumë i madh, ndërsa shtoi se për ndeshjen me Spanjën nuk e ka vendosur ende formacionin. Sakaq kapiteni Hysaj u shpreh se ai dhe kombëtarja e presin me padurim përballjen me Spanjën.

“Është ndeshje shumë e bukur që na jep motivim të madh. Spanja është shumë e mirë në mbajtjen e topit, por ne duhet të rrimë pas duke pritur dhe të shfrytëzojmë momentin e duhur,”-tha Elseid Hysaj, kapiten i kombëtares.

Tre dit pas ndeshjes me Spanjën, konkretisht me 29 mars, Shqipëria do të luajë një tjetër miqësore, por këtë herë kundër Gjeorgjisë në Air Albania.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?