Trajneri italian Luciano Spalletti

Spalletti pasuesi Mancini-t? Mediat italiane: E kryer për trajnerin e kombëtares, të shtunën zyrtarizimi

18 Gusht 2023, 11:17| Përditesimi: 18 Gusht 2023, 11:32

  • Share

Luciano Spalletti, trajneri i cili shpalli Napolin kampion pas 33 vitesh, por që u largua në qershor, do të jetë pasuesi i Mancinit në krye të kombëtares së Italisë. Mediat atje shkruajnë se Spalletti me shumë mundësi do të zyrtarizohet të shtunën.

Federata italiane e futbollit dhe Spalletti arritën marrëveshjen të enjten në darkë, por megjithatë ka edhe disa detaje burokratike, siç është kontrata e vjetër e trajnerit me Napolin. Përfaqësuesit e trajnerit shpresojnë se do të ketë një dakordësi mes të gjithë palëve, por në rast se jo atëherë janë gati të përballen në procese gjyqsore.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?