Nano ne gjyq

Gati prangat për Berishën, Erion Braçe publikon videon: 30 vite nga arrestimi i Fatos Nanos! S’u gjykua në liri, as u mbrojt nga imuniteti

21 Dhjetor 2023, 20:33| Përditesimi: 21 Dhjetor 2023, 21:52

  • Share

Ndërsa pritet që SPAK t’i drejtohet GJKKO-së me kërkesën për arrest me burg ose arrest shtëpie për Sali Berishën, deputeti i PS Erion Braçe kujton ditën e arrestimit të Fatos Nanos dhe vë një paralele mes sjelljes së dy ish kryeministrave kundërshtarë, ndërsa ka publikuar dhe pamje. Si u soll Fatos Nano me prokurorët? Çfarë bëri ai ditën që u arrestua? Teksa ka sjellë në vëmendje kohën kur është arrestuar Nano, thotë nuk mund të bëhet asnjë krahasim me atë që po ndodh sot. Nano siç nënvizon Braçe nuk u hetua apo gjykua në liri, madje as u mbrojt nga imuniteti i të qenit kreu i opozitës së asaj kohe, por qëndroi në burg.

Analiza e Braçes

Fatos Nano-kthimi ne shtepi, ne liri!

(Mars 1997-3 vite e 8 muaj pas arrestit ne burg e burgut vete)

Fatos Nano nuk u hetua e as u gjykua ne liri, nuk u mbrojt nga imuniteti e as te qenit kryetar i opozites, as u vendos nen detyrimin te paraqitej para nje OPGJ-je e as te qendronte ne arrest shtepie;

Fatos Nano u arrestua e u dergua mjehere ne burg, u mbajt ne burg dite me dite nga 30 korriku i vitit 1993 deri ne fundmarsin 1997!

Nderkohe, PS qendroi larg parlamentit vetem dy javet e shok-ut te arrestimit, deputet u kthyhen ne Kuvend dhe i bene te dyja-edhe luften per drejtesi, edhe opoziten e forte kunder nje rregjimi qe mbeshtetej ne nje ekonomi te rreme, grabitese deri te lekures se fundit te shiptareve; Gjithcka mbeshtetur ne fakte, argumenta, ide, platforma, kurre me dhune, flakadane e kapsolla, tymuese e zjarr;

Ai mbetet grupi me i mire i deputeteve dhe pararoja e reformimit e modernizimit te PS qe vijonte te ideohej nga burgu; Nderkohe ps kishte ne sheshe, fusha, rruge dhjetera mije njerez ne cdo thirrje; nuk munguan kurre me sakrifice ekstreme secili; Me ta e prej tyre nuk humbi asnje beteje politike, madje fitoi betejen kunder nje kushtetute te padenje per nje vend demokratik!

Fatos nano ishte aty; Nuk mungoi, nuk u mund nga burgu, ju gjend te gjitheve ne beteje, mundi burgosesit e tij; I mundi si njeri, i lire e qytetar! Tani; Keto tre postime, jane HISTORIA e ketij vendi, doemos edhe e Fatos Nanos;

Nuk jane te krahasueshme me kerkend! Degjova sot gjithe diten ta krahasonin burgun e fatos nanos; boll, jeni gabim, nuk krahasohet, ishin dy bote te ndryshme, njera u mbyll padrejtesisht ne burg! Fatos Nano nuk iku, qendroi ne burg e ne Mars jashte tij; Qendroi ketu, si shqiptaret qe nuk iken!

 

B.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Nderi: 22/12/2023 08:17

    Fatos Nano ishte dhe eshte nje ZOTERI me tere kuptimin e fjales.Kurse saliu tashme e dine dhe pulat, edhte nje rrugac nje kriminel e nje llapaqen qe se ka shokun ne dynja.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?