Pandemia/ SPAK: Po hetojmë tenderat e klasifikuar sekretë të ministrisë së Mbrojtjes dhe Shëndetësisë

30 Prill 2020, 12:38| Përditesimi: 30 Prill 2020, 16:05

  • Share

ReportTv zbardh bilancin e prokurorisë së posaçme kundër krimit dhe korrupsionit përgjatë periudhës së pandemisë covid-19. Në materialin e siguruar nga ReportTv rezulton se SPAK është duke kryer hetime për prokurimet e bëra nga ministria e mbrojtjes si dhe po verifikon denoncimet e bëra publike për tenderat me klasifikim sekret të bëra nga ministria e Shëndetësisë.

Në 52 ditë në bilancin nga 9 Mars deri më 30 prill 2020 SPAK bënë me dije se ka regjistruar  42 procedime penale. Nga të cilat 37 procedime penale janë përfunduar dhe 42 të pandehur pjesë e 8 procedimeve penale janë dërguar në gjyq. Nga 42 të pandehurit dërguar në gjyq shumica e tyre thotë SPAK janë pjesë e katër grupeve kriminale të strukturuara në fushën e krimit të organizuar, që lidhen me aktivitete të kundraligjshme në fushën e trafikut të drogës, trafikimit të shtetasve dhe vjedhje në grup të kryera në territorin e një shteti të huaj.

SPAK shprehet se përgjatë periudhës së pandemisë ka marrë të pandehur edhe ish kryeprokurorin Adriatik Llalla si dhe tre persona të cilët janë të dyshuar për korrupsion në një procedim për drejtues të paraburgimit 313. Më tej SPAK sqaron se nga 42 procedime të regjistruara 18 prej tyre nuk kanë qenë kompetencë e SPAK dhe janë transferuar në prokurori të juridiskonit.

Për SPAK këtë periudhë nuk ka munguar bashkëpunimi me partnerët ku të huajt kanë sjellë 5 letër porosi dhe vetë prokuroria e posaçme ka kërkuar informacion nga jashtë vendit me pesë letër porosi për hetime të përbashkëta. Ndërsa pjesë e punës së SPAK këtë periudhë kanë qenë edhe kërkesat e ngutshme të policisë bazuar në operacionin forca e ligjit, për të cilat hetuesit kanë dhënë ok duke sekuestruar prona dhe asete të dyshuara me prejardhje nga aktivitet kriminale.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Rahman Gashi: 30/04/2020 13:24

    Po masakren e peshkepise dhe Fredi Bejlerin kur do ta hetoni

    Përgjigju
  • Rahman Gashi: 30/04/2020 13:23

    Po Banden E Pd kur do ta hetoni

    Përgjigju
  • Uku Momlit: 30/04/2020 13:07

    Pune te mbare! Gjithnje nese nuk eshte fars si njoftim!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?