Favorizuan lejimin e mallrava kontrabandë, Policia dhe SPAK aksion në Portin e Vlorës, 4 të arrestuar, 1 prej tyre doganier (VIDEO)

15 Prill 2022, 15:25| Përditesimi: 15 Prill 2022, 16:10

  • Share

VLORË- 4 persona janë arrestuar, në Portin e Vlorës, bëjnë me dije burime për Report Tv, mes tyre edhe një doganier, pasi dyshohet se kanë favorizuar lejimin e mallrave kontrabandë. Operacioni është zhvilluar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, drejtoria Vendore, si dhe nga SPAK, ndërsa në aksion kanë marrë pjesë 15 efektivë të cilët kanë zhvilluar kontrolle në kamionë.

Operacioni i policisë ka zgjatur rreth 60 minuta, ndërsa janë kryer kontrolle edhe brenda doganës. Policia ka ndaluar kamionë në doganë,që nga pesha ka rezultuar mbi kapacitetet. Aksioni ka qenë me makina dhe targa civile.

Vetëm pak ditë më parë, SPAK zbarkoi në doganën e Morinës, ku u arrestuan 31 efektivë policie, mes tyre edhe drejtori, pasi akuzohen për korrupsion dhe shpërdorim detyre.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Vlonjati: 15/04/2022 16:34

    Po shyqyr qe sbarkoj se ter larot e doganes jan ber me leke nga dallaveret qe bejne se ska shtet deri dje ishin pa buke tani si flet dot me goj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?